Emërimi i Bashkim Jasharit, reagon Anton Quni, ja çfarë thotë për Ramën

Aktuale

Emërimi i Bashkim Jasharit, reagon Anton Quni, ja çfarë thotë për Ramën

Nga: A.M. Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:46
Anton Quni

Bashkim Jashari gjatë ditës së djeshme e bëri betimin para komandantes Supreme të FSK-së, Vjosa Osmani.

Që nga ai moment, Jashari  ka marr komandën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për këtë, ka reaguar edhe ish ministri i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Anton Quni, përmes një postimi në Facebook.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka folur fjalë të mira për Jasharin, si dhe për paraardhësin e tij.

Postimi i plotë:

Si ish ushtarak i UÇK-së, TMK-së, FSK-së dhe Ministër i Mbrojtjes, me gjeneralët Rama dhe Jashari kam vetëm përvoja të mira, në rrugëtimin për idealin e përbashkët, për lirinë e Kosovës dhe ndërtimin e ushtrisë, si garantuese e lirisë dhe paqes.

Gjeneral Rama, faleminderit për shërbimin!

Gjeneral Jashari, urime dhe përgëzime në detyrën e re, si Komandant i FSK-së!

Image
Foto e publikuar ne Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat