‘Jeniçeri’ i Putinit, Vuçiqi - duhet t'i ndalohet ndërtimi i centralit bërthamor rus në Serbi!

Aktuale

‘Jeniçeri’ i Putinit, Vuçiqi - duhet t'i ndalohet ndërtimi i centralit bërthamor rus në Serbi!

Nga: Idriz Morina Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 18:50
Putini dhe Vuçiqi

Kosova ende po heshtë pas vizitës së Vuçiqit në Rusi, ku u takua thuajse me shefin e tij, presidentin e Rusisë, Putin.

Diplomacia shqiptare nuk duhet të heshtë. Madje do të duhej që një nga marrëveshjet e nënshkruara në takimin e dy qeverive shqiptare në Elbasan, të ishte ajo për kundërpërgjigje diplomatike Serbisë dhe Rusisë, përkatësisht ekspansionit serbo-rus! Ende një marrëveshje e atillë mund të arrihet, nëse Edi Rama tregon një minimum respekti për Kosovën. Me këtë do të mund të dëshmonte se nuk është marrë peng nga Aleksander Vuçiqi, ‘jeniçeri’ i Putinit.

Bashkimi i Serbisë me Rusi?!

Pavarësisht kësaj, Kosova duhet që në çdo takim, dhe në çdo tryezë të shpërndajë një broshurë në të gjitha gjuhët kryesore europerëndimore, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht e spanjisht, për lidhjet serbo-ruse, dhe një fletushkë tjetër për lidhjet serbo-kineze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat