Prokuroria e Hagës: Nuk ruhen të akuzuarit me 1 polic e 2 kamera

Aktuale

Prokuroria e Hagës: Nuk ruhen të akuzuarit me 1 polic e 2 kamera

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:01
Thaçi dhe të tjerët

Përgjigjja e Policisë së Kosovës kthyer Dhomave të Specializuara ku sqarohet si ky institucion i sigurisë mund të ofrojë garanci mbikëqyrjeje në rast se ish-krerët e UÇK-së lirohen me kusht, është analizuar me vëmendje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një parashtrese, kryeprokurori Jack Smith ka nxjerrë vërejtje të mëdha dhe mundohet të vë në pah pse Policia e Kosovës nuk do të arrinte ta përmbushte me sukses detyrën e monitorimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

“Policia e Kosovës heq çdo përgjegjësi për dështimet e profilit të lartë, siç janë Remzi Shala, Sami Lushtaku dhe Sabit Geci, dhe këto incidente tregojnë se personalitetet e larta kanë fuqi t’i hedhin poshtë kushtet e monitorimit në Kosovë. Ka edhe raste tjera të ndërhyrjes, siç është rasti kur PK bllokoi zyrtarët e EULEX-it për të arrestuar Nexhmi Krasniqin, atëherë komandant i PK-së në Prizren”.

Smith ka gjetur vërejtje edhe në deklarimet e policisë se mund t’i mbikëqyrë të paraburgosurit me kamera, por këtë e bën vetëm nëse është e nevojshme.

“Policia e Kosovës premton mbikëqyrje 24/7, por në mënyrë të paqartë thotë se do të përfshijë aq zyrtarë policorë sa të jetë e nevojshme. Megjithatë, e vetmja marrëveshje e propozuar nga PK është një oficer i vetëm policie që qëndron në hyrje të shtëpisë. Ky staf nuk është aspak adekuat në rast për arrestin shtëpiak dhe personat me ndikim”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat