“Thashë hajr i koftë”, Limaj tregon si reagoi kur iu ngrit aktakuza

Aktuale

“Thashë hajr i koftë”, Limaj tregon si reagoi kur iu ngrit aktakuza

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:17
Fatmir Limaj

Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka treguar historinë se si ishte njoftuar për aktakuzën ndaj tij në vitin 2003.

Limaj ishte akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në Jugosllavi më 2003.

Në ato momente ai ishte në Slloveni, e Limaj tregon rrëfimin e plotë nga kjo ngjarje.

Limaj ishte shpallur i pafajshëm për akuzat, por thotë se ishte i dëshpëruar me Gjykatën në Hagë pasi ajo ishte krijuar për të gjykuar krimet e Serbisë e më pas ishte bërë politike duke gjykuar të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë.

Ai thotë se nuk kishte informata fare se do të ngrihej aktakuzë ndaj tij dhe se ajo ishte publikuar në Podogoricë nga Karla Del Ponte.

“Nuk kisha aspak në dijeni. Isha në Slloveni. Në fakt Shaban Buza më ka treguar, gazetari i respektuar dhe profesori i respektuar. Më duket se punonte atëherë në Reuters. Sigurisht për shkak të agjencionit ku ka punuar. Karla Del Ponte ka qenë më duket në vizitë në Mal të zi. dhe nga Podgorica është publikuar. Imagjinoni, nga Mali i Zi është publikuar aktakuza ndaj meje në një konferencë për shtyp. Dhe Buza më thërret dhe me keqardhje më thotë butë, më thotë a keni informacion. Nuk dija asgjë. Më tha më vjen keq, por nga Podgorica është publikuar aktakuza nga Del Ponte. Thashë hajr i koft. Ka qenë informacioni i parë. Nuk ka qenë asnjë sinjal. Asnjë informatë nuk kam pasur. Kanë filluar pastaj kontaktet me Policinë sllovene. Kanë qenë procedura të shtetit të tyre që duhet të respektohen. Dy javë kam qëndruar aty dhe pastaj jam ekstraduar”, tha ai.

Ai tregon se në kohën kur ishte ngritur aktakuza ishte 32 vjec.

“32 vjecar kur ka shkuar në Hagë që të gjykohet për krime”, tha ai.

Dje ishte përvjetori i kthimit të Limajt në Prishtinë ku ishte pritur nga një turmë e madhe e njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat