“A kujtove aq budallë jam unë me ardh në Berishë”/ Limaj rrëfen bisedën me Sheshelin

Aktuale

“A kujtove aq budallë jam unë me ardh në Berishë”/ Limaj rrëfen bisedën me Sheshelin

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 21:28
Fatmir Limaj

Fatmir Limaj ka treguar një bisedë me Vojslav Sheshelin derisa po mbahej gjyqi në Hagë. Ish-komandanti i UÇK’së ka treguar se i kishte thënë Sheshelit se e kishte pritur në Berishë, atje ku gjatë luftës serbi thoshte se do të shkonte për kafe.

“E kemi diskutuar çështjen e kafes së Berishës”, nis rrëfimin Limaj në Pressing.

“Ju kujtohet kafja e Berishës, Shesheli thoshte se kam me shku me pi kafe në bjeshkët e Berishës, kështu ma kishte çuar porosinë në luftë”, tregon Çeliku, siç njihej në luftë Limaj.

“Ka qenë në një miting në Pejë. Atëherë zhvilloheshin luftime në bjeshkët e Berishës. Ishte e bllokuar rruga e Grykës së Llapushnikut dhe në tubimin e Pejës Shesheli ka pas paralajmëruar se “unë do të shkoj me pi kafe në malet e Berishës”. Me një fjalë, do ta shkatërroj UÇK’në”, thekson Limaj.

“I thashë atje, i thashë pse s’erdhe”, tregoi Limaj.

“I thashë të kam prit në Berishë. Më tha “a kujtove aq budallë jam unë me ardh në Berishë. Unë e di që keni pasur pritë dhe më kishi vra”. I thashë “po më mirë, s’kishe ardhur në Hagë, as ti e as ne””, rrëfeu Limaj bisedën me Sheshelin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat