Deputeti i VV-së i reagon Abelard Tahirit

Aktuale

Deputeti i VV-së i reagon Abelard Tahirit

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 23:36
Arbër Rexhaj

Deputeti i VV’së Arbër Rexhaj i ka reaguar Abelard Tahirit të PDK’së. Rexhaj thotë se “opozita ka humb rrugën në oborr”.

Rexhaj theksoi se Kuvendi i Kosovës s’po mblidhet “për shkak të papërgjegjësisë së opozitës”.

“Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri tha se nuk po thirren seancat shkaku i mungesave në Kryesinë e Kuvendit dhe me ç’rast VV qenka deficit dhe në këtë mënyrë s’po mund të thirren seancat. Të dalësh në konferencë e të thuash Kuvendi i Kosovës s’po mund të mblidhet për shkak të mungesës së numrave të VV’së është hipokrizi dhe papërgjegjësi komplet e opozitës”, thotë Rexhaj.

“Mendoj se Abelard Tahiri ia ka huqur komplet sepse tashmë, unë po e vërej se opozita nuk ka ndonjë projekt komplet ose projekte, programe politike të cilat duhet t’i ballafaqoj me neve’, tha Rexhaj.

“Unë jam dakord nëse opozita thotë “keni bërë keq që e keni hequr homologimin, ose keni bërë keq në kuptimin e heqjes së pagesës për studimet universitare”, le të na tregojë programin se si duhet të bëhet”, shtoi ai.

“Unë mendoj se kjo opozitë do të duhej që realisht betejën me ne ta bënte në fushën e programeve dhe projekteve dhe jo në fushën e dezinformatave, shpikjeve, linçimeve”, tha ai.

“Opozita që moti ka nis me humb rrugën në oborr”, thotë ai.

“Muajve të fundit është një linçim masiv kundër qeverisë Kurti, ministrave po ashtu edhe deputetëve të VV’së dhe VV’së si organizatë”, shtoi Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat