BSPK thërret takim të jashtëzakonshëm me federatat

Aktuale

BSPK thërret takim të jashtëzakonshëm me federatat

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 06:54
BSPK

Për të vendosur për veprimet e përbashkëta në kuadër të përpjekjeve për të arritur zgjidhje të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës do të mbaj sot në orën 09:00 takim të jashtëzakonshëm me përfaqësues të të gjitha Federatave, anëtare të BSPK-së.

Me qëllim që të analizohet situata aktuale në të gjitha sektorët dhe me qëllim të koordinimit të angazhimeve dhe veprimeve sindikale lidhur me Ligjin e Pagave.

Sipas BSPK’së, në këtë takim pas një debati të hapur e konstruktiv do të merren edhe vendime të përbashkëta për angazhime e veprime sindikale.

Këto sipas tyre, do të kenë përkrahjen e fuqishme të kreut dhe gjithë organeve të BSPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat