Çun Lajçi: Ky politikan e deshi pa hile presidentin Rugova

Aktuale

Çun Lajçi: Ky politikan e deshi pa hile presidentin Rugova

Nga: M.L. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:35
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi përkujtoi sot presidentin Ibrahim Rugova në 77 vjetorin e lindjes.

Me këtë rast, ai postoi një fotografi të Rugovës së bashku me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se ky ishte ndër politikanët që e deshi pa hile presidentin Rugova.

Postimi i plotë:

Flejë i qetë President

Po e postoj kët foto,(kështu siç e gjeta), jo për hatër as për zor, por për dy arësye.

E para dhe madhorja!

Ta përkujtoj Ibrahimin në ditëlindjen e tij!

Dhe e dyta!

Nji plis që e pata ia vuna n'krye njenit e tjetrit, e nji monolog që e shkrova, t'njejtat fjalë të dyve ua thashë, por Ibres n'Prishtinë e Ramushit n'Mitrovicë, në vitin 2000!

Po e postoj që t'iu them, (se vetëm mua ma tha, hala i veshun me petkun e gjeneralit: "Bota s'njeh president tjetër n'Kosovë pos Ibrahimit, e mua po m'pëlqen, prandaj e përkrahi, se nuk me pengon si këtyne tjerëve"

Ma tha Ramushi, fillikat vetëm, n'teshat e gjeneralit, dhe unë po ia ve gozhdën: Ramushi, (hiç gabimet që i ban çdo njeri), asht ma burr se të tjerët, dhe kjo me pëlqen tek ai!

Ky Ibrën, mu duk se e deshti pa hile! Ndoshta e pata gabim përceptimin. Nuk di!

Urime President, "se do t'vinë mbas nesh, fëmijët tanë e fëmijët e fëmijve tanë, gjeneratat, e ata do t'flasin për ty, për veprat tua " thoshte E. Nokshiqi, e unë po them për Ty!

ÇL

Image
Fotografi e postuar nga Lajçi në Facebook

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat