“Fitorja për Serbinë-bën!”, “Kimete me direktiva të kujt po më sulmon”/ ‘Përplasen’ Pacolli me Berishën

Aktuale

“Fitorja për Serbinë-bën!”, “Kimete me direktiva të kujt po më sulmon”/ ‘Përplasen’ Pacolli me Berishën

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:41
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas ndalimit të vizitës së disa ministrave të Qeveisë Kurti në Kosovën Lindore nga ana e shtetit serb.

Berisha përmendi faktin se si deputetes Fitore Pacolli iu lejua vizita në Serbi, ndërsa kolegëve të saj jo.

“Serbia po e ndan Vetëvendosjen! Serbia e lejoi Fitore Pacollin të hyjë në Shabac, por nuk e lejoi Arbërie Nagavcin të hyjë në Preshevë. Serbia po e ndan Vetëvendosjen. Po i zgjedh njerëzit e Vetëvendosjes, si zhelet e përdorura, me vegëza të dala... ky bën-ky s'bën!”, deklaroi Berisha.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Ajo kërkoi nga Berisha të tregoi se me direktiva të kujt e ka sulmuar atë.

Postimi i plotë

Paskan filluar sulmet nga të gjitha anët 🤷‍♀️.

Dje me mua u morën Gazeta Express e Periskopi sot paska filluar AGK dhe Kimetja. Mirë kishte me qenë me u ba e sinqertë Kimetja e me tregu se me direktiva të kujt më paska sulmuar mua edhe pse bash sot?

Tash nëse e kundërshtoj këtë "gazetaren" sipas AGKës i bjen që e kërcënoj apo e linçoj. Ndërsa "gazetarët" mund të shpifin çfarë të dojnë.

Unë do të marr pjesë kudo që kam mundësi dhe do të shfrytëzoj çdo hapësirë për të prezantuar e përfaqësuar sa më denjësisht Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat