Petar Petkoviqit ndalohet në Merdare, flasin nga MPJD

Aktuale

Petar Petkoviqit ndalohet në Merdare, flasin nga MPJD

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:15
Petar Petkoviqi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se ia kanë refuzuar kërkesën për të hyrë në vend Petar Petkoviqit, drejtorit të Zyrës Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në një përgjigje, nga kjo ministri kanë deklaruar se “MPJD-ja nuk e ka aprovuar kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për të vizituar Kosovën në datat 2-3 dhjetor 2021.”

Pos MPJD-së, edhe Zyra Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e ka lëshuar një komunikatë, në të cilën thuhet se Petkoviqit i është ndaluar hyrja në Merdarë.

Kujtojmë se më 27 nëntor, katër ministrave të Kosovës u është ndaluar hyrja në Serbi, për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat