​Qeveria merr masa të reja kundër COVID-19

Aktuale

​Qeveria merr masa të reja kundër COVID-19

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 12:31
Pamje nga konferenca e Albin Kurtit dhe Rifat Latifit

(E plotësuar 18:30) - ​Kurti: S’do të ketë më terminale që zhvatin publikun e përfundojnë me pasurime të xhepave privatë

Kryeministri Albin Kurti ka përsëritur sot se deri kah mesi i vitit të ardhshëm në të gjithë territorin e Kosovës do të shtrihen terminalet dhe se nuk do të ketë më terminale që do ta zhvatin vendin.

Ai në një konferencë për media ka folur rreth terminalit të Hanit të Elezit, për të cilin tha se është bërë një padrejtësi ndaj transportuesve për shkak të kostos shtesë, gjë me të cilën është duke u marrë ministria.

Kurti: Deri kah mesi 2022 terminalet do të shtrihen në gjithë territorin e Kosovës

“Sa i përket terminalit të Hanit të Elezit është një padrejtësi që iu bëhet transportuesve. Unë jam në dijeni për këtë për shkak se janë bërë favore të padrejta dhe të paligjshme në të kaluarën. Aty ka kosto shtesë për transportuesit dhe e di që ministria është duke u marrë me këtë, por më kanë thënë që vendimet e mëhershme janë vulosur dhe ua kanë vështirësuar punën që të gjejnë zgjidhje të mirë e duhet të gjejmë zgjidhje më pak të keqe, por atë situatë nuk do ta tolerojmë. Unë ua kam thënë publikisht deri diku rreth mesit 2022 terminalet do të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës dhe nuk do të jenë më terminale të cilët zhvatin publikun e përfundojnë me pasurime të xhepave privatë. Këtë e kam përsëritur në veçanti me rastin e terminalit doganor që iu kthye Trepçës”, tha Kurti.

Ndërsa sa i përket banorëve të Kroit të Vitakut ku sot është dita e gjashtë që ata janë pa energji elektrike, Kurti tha se gjatë ditës së sotme ka mbajtur takim me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe atë të Ekonomisë Artane Rizvanolli.

***

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, kanë prezantuar masat e reja anti-COVID që do të hyjnë në fuqi nga nesër, 6 dhjetor.

Masat e reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.

Maska mbetet obligative, me përjashtim të rasteve kur je duke drejtuar veturën i vetëm apo ke anëtarë të familjes në veturë, gjatë vrapimit e ushtrime fizike apo gjatë ngrënies apo pijes.

Në një nga masat thuhet se në transportin publik, stafi dhe pasagjerët duhet të posedojnë një nga dëshmitë për COVID-19 në mënyrë që të lejohen të udhëtojnë.

Ndalohet hyrja pa maskë në ambiente të mbyllura.

Kufizimi i qarkullimit vazhdon të jetë nga ora 00:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Me përjashtim të rasteve të caktuara.

Po ashtu gjithë përfituesit nga skemat sociale e pensionale janë të liruar nga paraqitja e rregullt.

Ndërkohë janë ndaluar veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare e shoqërore.

Gastronomia lejohet deri 50 për qind të kapacitetit në hapësira të mbyllura e deri 70 për qind në të hapura. Shërbimet e gastronomisë lejohen nga ora 5 deri në orën 23:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 21:30.

Në taksi lejohet të udhëtohet vetëm me dy udhëtarë.

Gjithë personat që hyjnë në Kosovë nga 3 janari e tutje duhet të kenë dëshminë e vaksinimit me dy doza.

Deri në atë datë, personat që hyjnë në Kosovë lejohen me dëshmi vaksinimi me dy doza, apo të kenë një dozë të vaksinës së bashku me testin PCR jo më të vjetër se 48 orë apo një dozë të vaksinës së bashku me dëshminë se e ka kaluar COVID-19.

Gjithë shtetasve që hyjnë në Kosovë si dhe personave me lejeqëndrim të përkohshëm apo përhershëm, u jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile në aeroportin “Adem Jashari” si dhe në pikat kufitare në Vërmicë, Merdare, Dheu i Bardhë dhe Han të Elezit.

Ministri Latifi ndërkohë njoftoi se vaksinimi nga java e ardhshme do të kryhet edhe në fundjavë.

***

 

 Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një konferencë për media ka prezantuar masat e reja për parandalim të virusit COVID-19.

Ai tha se mund të konstatojmë se masat u treguan vendimtare për të kufizuar transmetimin e COVID-19.

Por, Latifi tha se masat e reja janë të nevojshme, sepse sipas raporteve të IKSHPK-së situata vazhdon të jetë ende në rrezik.

 

“Sipas raporteve të IKSHPK-së situata vazhdon të jetë ende në rrezik, për shkak se në vende të tjera të Evropës po rritet numri i rasteve me COVID-19, ndërsa në disa janë identifikuar edhe raste me variantin e ri “Omicron”, u shpreh ai.

Ai, gjithashtu tha se Kosova ka bërë një përparim të konsiderueshëm sa i përketë vaksinimit, por është e nevojshme të shtohet intensiteti i vaksinimit të plotë.

“Nga sot do të rikthejmë mundësinë e vaksimit edhe gjatë ditëve të vikendit, nëpër të gjitha qendrat statike dhe pikat mobile të vaksinimit, do të intensifikojmë fushatën me thirrjen për vaksinim dhe do të punojnë të inkurajojmë më tutje për vaksinimin dhe nxisim individët dhe grupet që ende nuk janë vaksinuar që ta bëjnë këtë sa më shpejtë”, u shpreh ministri.

Tutje, Ministri Latifi bëri thirrje që masat të respektohen, sepse çdo valë tjetër e pandëmisë mund të jetë e rëndë.

“Kosova ka mjaftë vaksina kundër COVID-19 dhe vaksinimi mbetët rruga më e shkurtë dhe më e sigurtë për të parandaluar infektimin nga ky virus, prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen”, u shpreh ai.

Ministri Latifi bëri të ditur se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër.

Masat e reja:

Të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë çetifikatën e vaksinimit të plotë, kur personi është i vaksinuar vetëm me një dozë, krahas saj duhet të kërkohet testi PCR negativ, ose dëshmia se personi e ka kaluar COVID-19.

Nga 3 janari i vitit 2022 për hyrje në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia e vaksinimit të plotë.

Për të inkurajuar vaksinimin dhe për të lehtësuar qasjen e qytetarëve për vaksinim në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kryesore kufitare tokësore do të vendosen ekipet mobile të vaksinimit.

Udhëtarët që shërbehen me transport publik dhe privat dhe atyre në qendra tregtare do t’u kërkohen vaksinimi i plotë apo i pjesshëm.

Kurti tregon kur do të lehtësohen masat anti-COVID

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masat e fundit COVID që ka marrë Qeveria e Kosovës, janë përgjigje ndaj situatave të fundit të krijuara me pandeminë.

Kurti ka thënë se këto masa janë marrë duke u bazuar në katër pika: ardhja e mërgatës në Kosovë për festat e fundvitit, situata e rëndë epidemiologjike në shtetet prej nga pritet të vijnë pjesë dërmuese e mërgimtarëve, shkalla e ulët e vaksinimit në Kosovë, dhe shfaqja e variantit të ri të COVID-19, i cili është më lehtë i transmetueshëm, Omicron.

Kurti megjithatë ka thënë se nëse zbutet situata me pandeminë, atëherë Qeveria do të bëjë lehtësimin e masave.

“Mjeti ynë më efikas për të mbrojtur vetën dhe të tjerët mbetet vaksinimi masiv. Nuk kam detyrë më të rëndësishme sesa të mbroj jetën e qytetarëve me mjetet që Qeveria ka në dispozicion. Për këtë arsye kemi marrë masa kufizuese. megjithatë jemi vazhdimisht duke shqyrtuar të dhëna më të reja, mbi të cilat do të përditësojmë masat konform situatës dhe shkallës së rrezikshmërisë. Zotimi im është se në momentin e parë që rreziqet e lartpërmendura zbuten apo dalin të jenë më pak serioze sesa po duken, Qeveria do të marrë vendim të menjëhershëm për lehtësimin e masave”, ka thënë Kurti.

***

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi duke prezantuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Kosovë, ka thënë se 

Ai tha se masat po merren pas rekomandimeve dhe duke parë përhapjen së COVID-19, si dhe paraqitjes së versionit Omikron, i cili ka një përhapje më të shpejt.

Sipas tij, nga sot rikthehet mundësia e vaksinimi edhe gjatë vikendit, si dhe në Aeroportin e Kosovës.

Të gjithë personat që hynë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e plotë e në rast se personi ka vetëm një vaksine, do të kërkohen testet. Kurse, nga 3 janari për të hyrë në Kosovë duhet të ketë vetëm certifikatën e plotë të vaksinimit.

Ai tha se për ta evituar mbylljen e shkollave dhe bizneseve, punonjësve në institucione publike dhe private, udhëtarët e transportit publik, nxënësve, dhe studentëve, shfrytëzuesit e qendrave tregtare apo gastronomisë, do t’u kërkohet certifikata e plotë e vaksinimit apo e pjesshme. Kjo e fundit duke dëshmuar me testet.

Kurse, kryeministri Albin Kurti tha se këto masa janë të domosdoshme që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

***

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka alarmuar për katër rreziqe me të cilat mund të përballemi së shpejti nga varianti i ri i COVID-19 – “Omicron”.

Në një konferencë për media bashkë me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, Kurti mes tjerash tha se ekziston rreziku për një valë të re nga ky variant.

“Rreziku i lartë për një valë të re na detyron përsëri që ta rrisim vigjilencën tonë, katër rreziqet me të cilat përballemi shpejt. Festat shoqërohen me ardhjen e një pjesë të konsiderueshme të mërgatës sonë, ky shtim në vendin tonë bashkë me grumbullimet e shumta festive e rrit dukshëm mundësinë e infektimeve duke paraqitur rrezit të lart për jetën dhe shëndetin.

Së dyti, situata epidemiologjike vazhdon të jetë tejet e rëndë sidomos disa në vende ku banojnë një pjesë e mërgimtarëve, Gjermani e Zvicër dhe ardhja nga këto vende e shton rrezikun. Së treti, Kosova ka shkallën më të ulët të vaksinimit, që e bën një valë të re edhe më të mundshme, më të rrezikshme gjatë javëve dhe muajve në vijim. Katër, është shfaqur një variant i ri, “Omicron”, ky variant është përhapur në 38 vende të botës duke përfshirë 18 vende evropiane. OBSH e ka klasifikuar  si variant shqetësues dhe ka paralajmëruar mundësin e pasojave të rënda nga valët e shkaktuar nga ky variant”, tha Kurti

Fillon konferenca e Kurtit dhe Latifit

 

Kurti dhe Latifi mbajnë konferencë për media

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, do të mbajnë konferencë për media.

Kjo konferencë do të mbahet prej orës 14:00, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftim nuk bëhet e ditur se për çka është thirrur konferenca.

Njëherësh ky adresim para mediave do të jetë edhe i pari për Rifat Latifin, pas marrjes së detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat