Kryeministri Kurti tronditet nga aktgjykimi për dhunimin në Gjilan

Aktuale

Kryeministri Kurti tronditet nga aktgjykimi për dhunimin në Gjilan

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 15:03
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i tronditur me gjuhën që është përdorur në aktgjykimin e një rasti të dhunimit në Gjilan, ku thuhej se “viktima ka pranuar të udhëtojë me taksi me të akuzuarin, përkundër se e ka ditur se ai është i gjinisë mashkullore, dhe Gjkata e cilësoi viktimën si “person me shprehi vërtetë jo të mira sidomos në aspektin moral. Poashtu, konstatoi se “të jesh në një hapësirë banimi me persona të ri, vetvetiu nënkupton se viktima ka qenë e pajtimit që me ta edhe të lëshohet në aventura seksuale”.

“Rasti i Gjilanit është një dëshmi më shumë se sa e thellë duhet të jetë reforma në sistemin tonë të drejtësisë. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë viktima të normave diskriminuese. Gjuha e një aktgjykimi të tillë e një vendimi është e papranueshme dhe jam i tronditur me atë gjuhë që është përdorur”.

“Duke mos ditur rastin konkretisht, jemi të njoftuar aq me sa mund të lexojmë, atë që kemi lexuar shohim që kemi një gjuhë që vjen nga një mendësi e papranueshme”.

Kurti tutje njoftoi se pas konferencës, në orën 15:00, do të vizitojë departamentin përkatës në policinë e Kosovës, që merret me luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat