Rivotimi në Dragash, KQZ-ja pranon 137 pako me fletëvotime

Aktuale

Rivotimi në Dragash, KQZ-ja pranon 137 pako me fletëvotime

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, që ka filluar më 29 nëntor.

Elezi ka thënë se deri më tani KQZ-ja ka pranuar 137 pako me fletëvotime, teksa do të pranoj më së largu deri më 13 dhjetor.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor”.

“Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”.

“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat