Cilat shtete kanë ofruar garanci për lirimin me kusht të Hashim Thaҫit, ja ҫfarë thonë nga Gjykata Speciale

Aktuale

Cilat shtete kanë ofruar garanci për lirimin me kusht të Hashim Thaҫit, ja ҫfarë thonë nga Gjykata Speciale

Nga: H.O. Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:42
Hashim Thaçi

Gjykata Speciale ka kërkuar kohë më parë nga Policia e Kosovës nëse mund të ofrojë siguri për lirimin me kusht të të akuzuarve të Hagës. Mirëpo kjo siguri ende nuk është ofruar. Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po vazhdojnë të qëndrojnë në Hagë.

Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Special Gregory Keohe ka thënë se dy shtete kanë dhënë garancën për lirimin e Thaçit nga paraburgimi dhe janë shtete anëtare të NATO-së, ku njëra prej tyre është shtet kontributdhënës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gazeta ‘Bota sot’ ka pyetur Gjykatën Speciale nëse ka shtete që kanë ofruar këtë garanci dhe përgjigja e tyre është si mëposhtë:

“Garancitë shtetërore të shteteve të treta janë përmendur në disa dokumente publike. Për shkak të konfidencialitetit të informacionit të dhënë nga shtetet, ne nuk mund të komentojmë më tej”, thuhet në përgjigjen nga Dhomat e Specializuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat