Varroset babai i heroit Hakif Zejnullahu

Aktuale

Varroset babai i heroit Hakif Zejnullahu

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:45
Varroset babai i heroit Hakif Zejnullahu

Është bërë varrimi i Sabit Zejnullahut, babait të dëshmorit Hakif Zejnullahu.

Ai ndërroi jetë mbrëmë, ndërkaq lajmin për të e bëri të ditur mbesa e tij, Floreta, me anë të një postimi në Facebook.

Në varrim sot morën pjesë një numër i madh i njerëzve, e në mesin e tyre edhe ish-luftëtari i UÇK-së, Daut Haradinaj.

Djali i të ndjerit, Hakifi, u vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat