Dështon promovimi i projektit ruso-kinez, i iniciuar nga bineqët ideologjik Rama-Vuçiq

Aktuale

Dështon promovimi i projektit ruso-kinez, i iniciuar nga bineqët ideologjik Rama-Vuçiq

Nga: Agim Vuniqi Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:55
Foto ilustrim: Edi Rama dhe Vuçiqi, në sfond

Vizita e kryeministrit Rama në SHBA ishte e befasishme, jo paralajmëruese, ashtu si erdhi fshehtazi nga publiku, ashtu edhe do të përfundonte. Ambasada shqiptare nuk arriti ta përgatisë itinerarin e një vizite zyrtare dhe të suksesshme të kryeministrit shqiptar Edi Rama, në Uashington DC, ngase vizita pësoi një fiasko të plotë, përkundruall entuziazmit të tij të promovojë projektin ruso-kinez, të iniciuar nga bineqët ideologjik siamez Rama-Vuçiq.

Jo rastësisht ai u prit ftohtë nga komuniteti shqiptaro-amerikan, ndërsa disa organizata pan shqiptare, ndër to edhe “Vatra”, të zhgënjyer me paraqitjen e tij jo paralajmëruese, bojkotuan vizitën e tij, edhe duke bërë presion në zyrtarët amerikan që të mos takojnë bashkë-ideatorin e Vuçiqit, z. Rama, gjë që ndikoi që “US Representative” Lisa McClain ta refuzoj takimin e paralajmëruar.

Andaj vizita e heshtur e kryeministrit Rama, nga komuniteti shqiptaro-amerikan po konsiderohet si vizitë dështimi. Vizita e tij e paparalajmëruar përfundoi në qebaptoret shqiptare “Coney Island“ në Detroit. Për të hutuar opinionin shqiptar në Shqipëri, televizioni shqiptar prezantoi ca pamje filmike të tipit “Kinostudio” në Detroit të Miçiganit, në një vizitë në mjediset e organizatës “Automation Alley” me përfaqësues të organizatës joqeveritare të industrisë automotive amerikane, të interesuar kinse për investime në Shqipëri.

Rama ka postuar një video nga takimi ku shprehet se, një mision i “Automation Valley” të vijë në Shqipëri për të parë dhe për të kuptuar më mirë gjithçka po ndodh me ‘Ballkanin e Hapur’ dhe transformimin e tregut në një treg më të madh që i jep Shqipërisë një pozicion shumë më të favorshëm për investimet e huaja. Këtë truk politik të kryeministrit Rama, e demaskoi njeri nga Televizionet shqiptaro-amerikane ACTV nëpërmjet moderatorit dhe aktivistit të komunitetit Luigj Gjokaj, i cili në emisionin pyetje përgjigje me analistët Zef Pergega dhe Ervis Zholi hapi disa tema interesante, njëra ndër to kritikë e hapur adresuar kryeministrit Rama, i cili ekskomunikoi komunitetin me ca ministra socialist dhe ambasadoren e akredituar shqiptare në Uashington DC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat