Kurti vizitoi afganët në Bondsteel: Është nder për Kosovën që mundi t`i ndihmojë

Aktuale

Kurti vizitoi afganët në Bondsteel: Është nder për Kosovën që mundi t`i ndihmojë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:58
Foto nga vizita

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, Nicholas J. Giacobbe, ka vizituar qytetarët afganë, që po qëndrojnë në kampin Bondsteel.

Në një komunikatë për media u bë e ditur se Kurti me këtë rast tha se është nder për Kosovën që mundi të ndihmojë qytetarët afganë.

Së bashku me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, Emilija Rexhepi dhe Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kryeministri Kurti, falënderoi zyrtarët amerikanë për komunikimin dhe bashkëpunimin e ngushtë në këtë çështje humanitare për refugjatët, të cilët kishin nevojë për mbështetjen tonë e që po i ndihmojmë së bashku”, thuhet po aty.

Zyrtarët e kampit Bondsteel shprehen mirënjohjen e tyre për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në strehimin e qytetarëve të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat