Dështon përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të BQK-së

Aktuale

Dështon përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të BQK-së

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 17:13
Kuvendi

Në vazhdimin e seancës parlamentare, Kuvendi nuk arriti të përzgjedh një kandidat për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Për këtë pozitë, dy kandidatët në garë nuk morën vota të mjaftueshme.

Në garë ishin Nuhi Ahmeti, i cili mori vetëm 27 vota dhe Imrije Zeqiri 16 vota.

Në procesin e votimit të pranishëm ishin 96 deputetë, derisa të pavlefshme në votimin e fshehtë ishin 53 vota.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se për këtë pozitë përsëritet konkursi për një anëtar joekzkeutiv të Bordit të BQK-së.

Kuvendi sot në rend dite ka edhe zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe anëtarët e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat