Vetvarja e 34-vjeçarit në Qendrën e Paraburgimit Prizren, flet avokati

Aktuale

Vetvarja e 34-vjeçarit në Qendrën e Paraburgimit Prizren, flet avokati

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se F.I, i lindur më 1987, dyshohet se ka kryer vetvarje në dritaren e banjos së dhomës në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Viktima ishte arrestuar më 10 shtator të këtij viti për veprën penale – grabitje.

Ai ka qenë në paraburgim që nga data 11 shtator, kur edhe i është caktuar masa nga Gjykata e Prizrenit dhe masa i është vazhduar deri më 10 dhjetor.

Meida ka kontaktuar avkatin Nexhat Elshani, të cilin familja e kishte autorizuar për t’u marrë me rastin.

Elshani ka thënë se ka çuar kërkesë disa herë që F.I., të dërgohet për ezaminim mjekësor, që të kuptohet nëse është i aftë, por sipas tij të gjitha i janë refuzuar.

“Kam kërkuar që të dërgohet për ekzaminim mjekësor, që të kuptohet po ashtu edhe nga psikiatri për gjendjen e tij shëndetësore nësë është i aftë, nëse jo të dërgohet për shërim. Po ashtu unë vet kam dorëzu disa raporte mjekësore, gjykata mi ka refuzu të gjitha”, tha Elshani.

Tutje, tha se për këtë do të ngrit padi dhe kërkesë për dëme.

“Do të kërojmë përgjegjësi. Po ashtu, do të bëjmë padi dhe kërkesë për dëme”, deklaroi Elshani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat