Zotëriu i parë reagon rreth 396 eurove për CoVID-19: Diplomatë e miltantë partiak kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro

Aktuale

Zotëriu i parë reagon rreth 396 eurove për CoVID-19: Diplomatë e miltantë partiak kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro

Nga: M.L. Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 21:02
Presidentja Osmani dhe zotëriu i parë, Prindon Sadriu

Gjatë ditës së sotme në disa medie vendore u raportua se zotëriu i parë i shtetit, Prindon Sadriu, që me mision diplomatik është në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19.

Kërkesën për rimburësim të shpenzimeve në vlerë prej 396 euro e 80 cent, Prindon Sadriu sipas raportimeve e kishte bërë më 22 dhjetor 2020.

Vet Sadriu nëpërmjet një reagimi në Facebook, këto raportime i ka quajtur si lajme tendencioze.

Ai rikujtoi se Ministria e punëve të jashtme ka mbuluar shpenzimet shëndetësore të diplomatëve të saj nga viti 2008.

Por, për dallim nga disa diplomatë e miltantë partiak të cilët kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro shpenzime shëndetësore përgjatë viteve të kaluara në shërbimin e jashtëm, e disa me mijëra euro përgjate një muaji, temë nga portalet e caktuara që kanë agjendë parapolitike bëhen 300 e sa euro te rimbursuara nga unë përgjatë 6 muajve”, shkruan Sadriu.

Temë nuk bëhen as shpenzimet mujore telefonike prej mbi 7.000 euro në muaj nga ish ministra të jashtëm, temë nuk bëhen as kërkesat për mbulim të shpenzimeve shëndetësore të ish diplomatëve të emëruar politikisht të cilet vazhdojnë ëe sjellin fatura shëndetësore në MPJD me javë e muaj pas përfundimit të mandatit në shërbimin e jashtëm”, potencon ai.

Teme Sipas tij nuk bëhet as moskthimi i pasurisë së Ambasadave (telefona mobil, llaptop e gjësende tjera) nga ish diplomatët te cileve iu ka përfunduar mandati, e të cilat kapin vlerën e mijëra eurove.

">Postimi i plotë i Sadriut këtu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat