Paralajmëroi protesta, Bajqinovci i kundërpërgjigjet Azemit

Aktuale

Paralajmëroi protesta, Bajqinovci i kundërpërgjigjet Azemit

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 23:58
Mefail Bajqinovci

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka komentuar deklaratën e Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili paralajmëroi protesta prej javës së ardhshme nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre.

Azemi tha në emisionin Pressing në T7 se prej javës tjetër do të fillojnë me protesta nëse nuk dëgjohen thirrjet e sindikalistëve. 

Bajqinovci ka komentuar këto deklarata duke thënë se Azemi dikur i lutej ish-kryeministrit Haradinaj. 

“E pash duke ardhur atë lajm. Se ai kishte paralajmëruar protesta të mëdha. E bëra një kërkim të thjeshtë dhe më doli ky lajmi tjetër. Shikoni, Azemi i lutet Haradinajt që të rritë rrogën minimale. Pra ja se në cfarë gjendje ka qenë e tash po kërcënon Kurtin i cili ka qenë i vetmi që ka përkrahur të drejtat e punëtorëve”, tha ai në emisionin dPt te Fidani në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat