Kujt i duhen kisha-kujtime nga “Kasapi i Ballkanit” - Millosheviçi, le t’i merrë copëzat në shtetin e tij!

Aktuale

Kujt i duhen kisha-kujtime nga “Kasapi i Ballkanit” - Millosheviçi, le t’i merrë copëzat në shtetin e tij!

Idriz Morina Nga Idriz Morina Më 7 dhjetor 2021 Në ora: 10:12
Objekti i ndërtuar nga "Kasapi i Ballkanit" Millosheviçi

Objekti i ndërtuar për qëllime kishtare nga regjimi i Millosheviçit, pas okupimit të Kosovës, në oborrin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, duhet të kthehet në një muze të krimeve serbe, ashtu siç është propozuar më parë, si mënyrë për gjetjen e shtegdaljes më të butë.

Nëse ky variant nuk pranohet, objekti për qëllime kishtare duhet të rrënohet nëse për asgjë tjetër të mos mbijetojë si simbol i sistemit të dhunës, që Millosheviçi dhe Serbia e ushtruan ndaj shqiptarëve për një dekadë, madje duke kryer edhe gjenocid dhe etnocid.

Dëmet në arsimin universitar, dhe përgjithësisht në jetën kulturore e arsimore morën goditje tepër të rëndë me dëbimin e shqiptarëve nga Universiteti, përkatësisht me okupimin e tij nga serbët.

Kosova dhe shqiptarët duhet ta padisin Serbinë për dëmin në arsim, të mesëm e të lartë, universitar që ia shkaktuan dhe nëpërmjet këtij dëmi, pasojat që ia shkaktuan tërë popullit shqiptar dhe pasojave që po i vuan pjesërisht ende. Pasojat u krijuan nga rënia e nivelit të studimeve, veçanërisht për drejtimet inxhinierike dhe të mjekësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat