Nga VV-ja tregojnë se a do të bëjnë koalicion me LDK-në

Aktuale

Nga VV-ja tregojnë se a do të bëjnë koalicion me LDK-në

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 18:56
Ilustrim

Ish asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës, Leonora Bajraktari, ka komentuar seancën inauguruese të kryetarit të ri të kryeqytetit, Përparim Rama.

Në këtë seancë, ishin asamblistët e VV-së ata që dhanë betimin përpara flamurit kombëtar, ndërsa sipas Bajraktarit, kjo është traditë e të gjithë shqiptarëve që të betohen përpara flamurit kombëtar.

“Çdo herë ka qenë traditë e shqiptarëve, e në veçanti ne si VV gjithnjë jemi betuar përpara flamurit kombëtar”.

“Nuk është kjo vetëm ide e VV-së, por kësaj i ideje i bashkëngjiten të gjithë qytetarët. Nuk ma merr mendja që qëndron një shqiptar që është kundër bashkimit kombëtar”, është shprehur Bajraktari.

Tutje, ajo ka komentuar edhe punën e deritanishme të ish-kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku tha se është për tu dalluar mandati i tij i parë me atë të dytin, teksa shtoi se ai duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për mospunën e tij në mandatin e dytë.

“Shpend Ahmeti, është për tu dalluar në mandatin e dytë. Për mandatin e dytë ai është dashur t’i kërkojë falje qytetarëve sepse nuk ka punuar asgjë, dhe nuk e di se për çka do të mbahet në mend, apo do të mbahet në mend për diçka të mirë në mandatin e dytë”.

“Ai s’ka ndërtuar shkolla të reja, nuk ka ndërtuar çerdhe të reja, rrugët tona dihen dhe janë gjëra që janë parë çdo herë. Pra, asgjë në mandatin e dytë nuk është punuar”, është shprehur Bajraktari,.

Më tej, Bajraktari tha se Vetëvendosje në parim, të gjitha projektet e mira do t’i votojnë, dhe se do të jetë bashkëpunuese, kurse në lidhje me një koalicion të mundshëm me LDK-në, Bajraktari tha se nuk është diskutuar asnjëherë.

“VV gjithmonë në parim i ka të gjitha projektet e mira të votohen, por gjithmonë do ta ngrisë zërin për çështjet që janë në dëm të kryeqytetit”.

“Kështu që VV mund të jetë shumë bashkëpunuese dhe do të jetë e zëshme në momente të caktuara do të dëmtohet kryeqyteti jonë”.

“Nuk është diskutuar asnjëherë që VV të ketë koalicion me LDK-në. Por, ne nuk do të bëjmë koalicion me LDK-në në Prishtinë”, është shprehur Bajraktari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat