Asamblistët e VV-së lëshojnë sallën gjatë betimit të Xhafer Gashit

Aktuale

Asamblistët e VV-së lëshojnë sallën gjatë betimit të Xhafer Gashit

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 11:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka mbajtur mbledhjen inaguruese, ku janë betuar kryetari Xhafer Gashi dhe 21 asamblistët.

Gashi u betua se do të krijojë kushte të mira për qytetarët e Obiliqit.

Para asamblistëve dhe të ftuarve të tjerë në ceremoninë solemne te marrjes së detyrës së kryetarit, ai tha se kryefjala gjatë qeverisjes së tij edhe për një mandat tjetër do të jenë qytetarët.

“Ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, vullnetit të pandalshëm për të përmbushur nevojat e qytetarëve. Qytetarët do të jenë kryefjala. Arsimi dhe shëndetësia bazë e një vendi do të jenë prioritet i qeverisjes dhe punës time. Do të vazhdojmë përmirësimin e infrastrukturës rrugore”, theksoi ai.

Gjatë betimit të kryetarit Xhafer Gashi, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë lëshuar sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhavit Haziri”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat