SHBA-ja goditi bandat paramilitare të Vuçiqit në veri – Policia t’i arrestojë

Aktuale

SHBA-ja goditi bandat paramilitare të Vuçiqit në veri – Policia t’i arrestojë

Nga: Idriz Morina Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:40
Foto ilustrim nga operacionet e policisë në veri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë një goditje thuaja fatale bandave serbe të krimit në veri, të lidhura drejtpërdrejt me shtetin serb, dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqin.

Tani është radha e Qeverisë t’i godasë fuqishëm, dhe le ta provojë Vuçiqi, t’i ngrisë aeroplanët në përkrahje të këtyre bandave, apo që Borelli t’u dalë në mbrojtje!

Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – është shtatëshja e serbëve të Kosovës e futur në listën e zezë të SHBA-ve, me mundësi edhe të bllokimit dhe konfiskimit të pasurisë.

Sipas arsyetimit në vendim Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq ‘kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone’.

‘Bizneset në rajone’ nënkupton edhe veriun e Kosovës, sepse nuk kishte ku të operonte tjetër grupi, jashtë territorit të Serbisë.

Listën e grupit kriminal të Zvonko Veselinoviqit e përbëjnë edhe: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

“Krimi i organizuar ndërkombëtar dhe korrupsioni shpesh shkojnë paralelisht me efektet masivisht destabilizuese mbi sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike,” tha drejtori i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja Andrea M. Gacki.

Pra, është bërë e qartë nga SHBA-ja se ky grup kriminal është shndërruar në problem për demokracinë, si të Kosovës, dhe destabilizues, siç edhe ngjau me ndërhyrjen në veri.

Po ashtu edhe më tej e qartëson mesazhin vet sekretari i shtetit Antoni Blinken. Sipas tij ky krim i organizuar është i shtrirë në më shumë se një shtet, prandaj efektet e tij janë destabilizuese, në këtë rast edhe të rajonit.

“Krimi i organizuar transnacional është destabilizues, me këto grupe që shpesh bashkëpunojnë me zyrtarë publikë për të mbrojtur veten nga ndjekja penale dhe përgjegjësia”, thotë Anthoni Blinken.

Siç e thotë Blinken këta janë bashkëpunëtorë të udhëheqësve të shtetit dhe figurave publike, prandaj, efektet e ndikimit të tyre, vërtetë janë destabilizuese.

Kjo bandë e veriut, që realisht kontrollohet nga Vuçiqi, dhe me bindje them nga BIA serbe, është faktori kyç i destabilizimit të Kosovës. Ky grup e kontrollon Listën serbe, dhe nëpërmjet tij, operon Beogradi drejtpërdrejtë.

Ata serbë apo parti që nuk e dëgjojnë këtë grup eliminohen nga politika me vota të manipuluara ose i ekzekutojnë, siç ndodhi me Oliver Ivanoviçin, i cili ishte bërë i padëgjueshëm, edhe pse dikur kishte marrë pjesë në krime ndaj shqiptarëve.

Po ashtu këta bartës të krimit, kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me lider të shtetit, qeverisë dhe të parive në Kosovë, me Thaçin, Ramushin etj.

SHBA-ja ia ka liruar duart plotësisht Qeverisë së Kosovës që të veprojë. Që nesër mund ta fillojë arrestimin e tyre, dhe të grupeve të tjera që i kontrollojnë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat