​Sveçla: Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar

Aktuale

​Sveçla: Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 22:41
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve ekonomike të SHBA-së ndaj grupit kriminal në veri, me në krye Zvonko Veselinoviq.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me këtë u legjitimua aksioni i Policisë së Kosovës në veri, me ç'rast mbetën të lënduar disa zyrtar policorë si pasojë e rezistencës së serbëve lokalë.

“Sot u legjitimua lufta jonë ndaj grupeve kriminale e krimit të organizuar, specifikisht në veri, ku struktura të caktuara kanë rezistuar sa herë kanë qenë cak i shkatërrimit.

Mirëpres sanksionin e SHBA-së ndaj grupit kriminal me fushëveprim në Serbi dhe në Kosovë dhe ritheksoj se mbesim të pa kompromis në luftimin e krimit, kontrabandës e korrupsionit që cenojnë rendin dhe sigurinë kudo në Kosovë”, shkruan Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat