Përparim Rama i bën ofertë publike Arben Vitisë, i ofron postin e drejtorit në komunën e Prishtinës

Aktuale

Përparim Rama i bën ofertë publike Arben Vitisë, i ofron postin e drejtorit në komunën e Prishtinës

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 23:36
Përparim Rama dhe Arben Vitia

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, i ka ofruar publikisht kundërkandidatit të tij në zgjedhje, Arben Vitisë, pozitën e drejtorit komunal të shëndetësisë.

“I kam shkruar para 6-7 ditëve z. Arben Vitia, ashtu siç kam thënë edhe dje në ceremoninë e inaugurimit jam i hapur për bashkëpunim me Vetëvendosjen”, ka thënë ai. 

Rama ka shtuar se fatkeqësisht ende nuk ka marrë përgjigje nga LVV-ja.

”Z. Vitia i kam kërkuar takim dhe i kam thënë nëse ka ekip që mund të ofrojnë njerëz profesionistë për udhëheqjen e Prishtinës”, ka thënë Rama, teksa i ka ofruar publikisht ish-ministrit Vitia pozitën e drejtorit komunal të Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat