Gjeneral Jashari e dekoroi me medalje majorin amerikan, Timothy J. Halbur

Aktuale

Gjeneral Jashari e dekoroi me medalje majorin amerikan, Timothy J. Halbur

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, e priti sot në takim lamtumirës oficerin për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë Ambasadës së SHBA në Prishtinë, major Timothy J. Halbur. 

Njoftimi:

Me këtë rast, Gjeneral Jashari ndau medaljen për „Shërbim Vetëmohues“ për majorin Halbur, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje vetëmohuese e të jashtëzakonshme gjatë shërbimit njëvjeçar të tij.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Major Halbur u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat