Pacolli tregon një detaj interesant për presidentin e ri të Zvicrës

Aktuale

Pacolli tregon një detaj interesant për presidentin e ri të Zvicrës

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:05
Behgjet Pacolli dhe Ignacio Cassis

Kreu i Aleancës Kosova e re, Behgjet Pacolli ka uruar mikun e tij, ish-homologun Ignacio Cassis i cili është zgjedhur president i Konfederatës Zvicerane.

Pacolli në rrjetin social Facebook, ka treguar një detaj interesant për presidentin e Zvicrës së Vogël, Cassis.

Ai shkruan se Cassis jeton në shtëpinë e njëjtë ku ai kishte jetuar prej kohësh.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi mora lajmin se miku im, ish-homologu Ignacio Cassis është zgjedhur President i Konfederatës Zvicerane.

Unë kam shumë arsye ta përgëzoi për zgjedhjen e tij, se pari që e kam mik dhe se ai është një bashkvendas nga Kantoni i Ticino-s dhe jeton në shtëpinë ku unë kam jetuar prej kohësh.

I uroj sinqerisht Presidentit të ri punë të mbarë dhe jam i bindur se ai ka kapacitetin dhe karizmën për të udhëhequr Zvicrën e vogël por shumë të rëndësishme e të fuqishme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat