Krasniqi: Duhet të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut

Aktuale

Krasniqi: Duhet të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 13:29
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka shkruar për Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, duke thënë se të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit dhe se duhet përkushtim për avancimin e tyre.

“Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta të barabarta. Njësoj duhet që ta jetojnë tërë jetën e tyre. Ky është boshti i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948, e që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Në Kosovë, si një popull që ka vuajtur shumë gjatë mungesën e lirive themelore, arsimimin, lirinë e shprehjes, të punës e madje edhe të jetës, duhet të dijmë më së miri që të njëjtat të mos ia mohojmë askujt”, u shpreh tutje deputeti i kuvendit.

‘Të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit tonë dhe ne, të gjithë, pa dallim, institucione qëndrore e lokale, si organizata, shoqëri e individë duhet të përkushtohemi çdo ditë për avancimin e tyre”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat