Xhavit Haliti kërkoi që Ramushit t’ia falin edhe 500 hektarë tokë/ Gazmend Halilaj: Komandantët përbindësha, kurrë s’u ngopën!

Aktuale

Xhavit Haliti kërkoi që Ramushit t’ia falin edhe 500 hektarë tokë/ Gazmend Halilaj: Komandantët përbindësha, kurrë s’u ngopën!

Nga: N. Sh. Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 16:09
Gazmend Halilaj

Deptuteti i PDK-së, Xhavit Haliti javën e kaluar th se me ia fal edhe 500 hektarë tokë kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt nuk bëhet asgjë.

Haliti ka deklaruar se Haradinaj i ka meritat e tij për luftën në Kosovë, duke shtuar se atë nuk e ka paguar askush me rrogë për të luftuar.

“Duhet të përballemi me problemet thelbësore të Kosovës, jo me një problemin e një are. Një arë e paska marrë, hajde ja paskemi falë. Jo 200, po 500 hektarë me ia falë Ramushit nuk bëhet kurrgjë. Nëse e krahasojmë kontributin, po them kështu, po flasim me merita. Atë se ka paguar askush me rrogë për të luftuar për Kosovën, i ka pasë ato merita të veta. Nuk besoj që duhet me falë nëse e ka shkelë ligjin nëse nuk e ka shkelë ligjin, s’kemi çka debatojmë për këtë”, tha Haliti.

Mirëpo, me këtë nuk është pajtuar avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, i cili disa komandantë i quan të pangopshëm, përbindësha.

Halilaj i cili ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlriimtare të Kosovës, duke shpërnda edhe një fotografi nga kjo deklaratë e Xhavit Halitit, tregon arsyen pse ka dhënë dorëheqje nga statusi i veteranit të UÇK-së.

“Miq, në 2020 dhashë dorëheqje nga statusi i veteranit të UÇK-së, duke i parë disa komandant që ishin të pangopshëm-përbindësh”, shkruan Halilaj në facebook.

Ai kërkon që edhe ushtarët e tjerë të japin dorëheqje dhe ata që janë të pangopur, sipas tij, të mbesin vetëm në shoqatën e cila u shërben vetëm atyre.

“Miq, asgjë s’kam humbur, pos kam fituar një përkrahje 10 herë më të madhe, andaj nëse kontributi Juaj për liri, ishte i pastër Jepni dorëheqje edhe ju miq, lëreni të pangopëshit të vetëm në një shoqatë që iu shërben vetëm atyre, ashtu siç ju lanë juve çdo herë të vetëm, në luftë dhe pas saj...”, përfundon Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat