Aksioni i Policisë dhe arrestimet, Basha: Albin Kurti nuk ka vilë atje dhe qeveria e tij nuk mbron kriminel

Aktuale

Aksioni i Policisë dhe arrestimet, Basha: Albin Kurti nuk ka vilë atje dhe qeveria e tij nuk mbron kriminel

Nga: A.SH Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Sot Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Shtërpcë, ku janë arrestuar 10 persona.

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka thënë se, në këtë aksion janë përfshi edhe politikanë që njihen me emra dhe që sot i kanë vilat që vlejnë qindra mijëra euro.

Sipas tij, gjithë atë kapital me një pagë shteti nuk i kanë bërë, por kundërligjshëm dhe në bashkëpunim me kriminelë, dhe prandaj s’kanë pas asnjë interes tash e 20 vite me nis operacione ku arrestohen bashkëpunëtorët e tyre.

Postimi në Facebook:

Krejt Kosova e dinë që Brezovica është betonu dhe degradu tash e 20 vite. Në këtë krim janë përfshi edhe politikanë që njihen me emra dhe që sot i kanë vilat që vlejnë qindra mijëra euro. Me nga një pagë shteti nuk i kanë ba, iu premtoj, por kundërligjshëm dhe në bashkëpunim me kriminelë, dhe prandaj s’kanë pas asnjë interes tash e 20 vite me nis operacione ku arrestohen bashkëpunëtorët e tyre.

Sot ka pas arrestime dhe çrregullim të një tregu kriminal, dhe kjo sepse Albin Kurti nuk ka vilë atje dhe qeveria e tij nuk mbron më kriminel që janë pasuru në kurriz të një populli të varfër.

#QeveriaKurti2 💪

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat