Çfarë ndodhi me njohjen e re? Përgjigjet Pacolli

Aktuale

Çfarë ndodhi me njohjen e re? Përgjigjet Pacolli

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 19:25
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, paralajmëroi para disa ditëve se një delegacion i një shteti që nuk e ka njohur Kosovën do të vijë të martën.

Ai tha se Presidenti i një shteti kishte kontaktuar me të dhe i kithe bërë me dije se njohja do të vijë por që duhet njëri prej Presidentes Vjosa Osmani ose kryeministrit Albin Kurti që të vizitojë atë shtet.

Pacolli ka konfirmuar se delegacioni i atij shteti do të vijë këtë të martë.

Ai u pyet sot në njërën prej postimeve të tij nga një komentues se cfarë ka ndodhur me atë njohje.

“Çdo gjë sipas planit”, i është përgjigjur ai.

Ndryshe, në postimin ku është bërë ky koment  ka publikuar fotografi nga një seminar që ka organizuar në vitin 1999 lidhur me tranzicionin politiko-ekonomik dhe lidhur me atë se si duhej të bëhej privatizimi në Kosovë teksa ka thënë se gjithmonë e ka kontestuar mënyrën e privatizimit në Kosovë.

Në fotografitë që ka ndarë Pacolli në Facebook shihen edhe ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, anëtari i PDK-së, Arsim Bajrami dhe ish-ambasadori i Kosovës në Japoni Ahmet Shala .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat