Drejtori i KEK-ut tregon se kur pritet të kthehet në funksion blloku B2 i “Kosova B”

Aktuale

Drejtori i KEK-ut tregon se kur pritet të kthehet në funksion blloku B2 i “Kosova B”

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 18:21
KEK

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi në një konferencë për medie së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se njësia e dytë e bllokut Kosova B nuk pritet që të kthehet në funksion deri më 20 janar.

Krasniqi tha se Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe janë në proces që ta kthejnë sa më shpejt në operim mirëpo, siç tha ai, prishja në turbinë është e natyrës më serioze.

“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë.Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se importi i rrymës është shumë i shtrenjë në këtë periudhë dhe janë duke e importuar atë me mjetet që ka ndarë qeveria.

“Sa i përket prodhimit të qymyrit nuk kemi problem. Ne jemi duke e bërë edhe importin e energjisë nga mjetet që i ka ndarë qeveria për subvencionimin e rrymës dhe duhet ta dijmë se ky import do të jetë goxha i shtrejt në këtë periudhë dhe nuk është e sigurt që mund të mbërrijmë të sigurojmë sasi të mjaftueshme edhe në kuptim të çmimit shumë të lartë por edhe të sasisë së ofruar në treg”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat