Skandali i rrogave, gazetarja Alka Kepi ‘godet’ Baton Haxhiu dhe zbardh detajet e pabesueshme

Aktuale

Skandali i rrogave, gazetarja Alka Kepi ‘godet’ Baton Haxhiu dhe zbardh detajet e pabesueshme

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 19:07
Baton Haxhiu

Skandali i publikuar ditët e fundit mbi publikimin e të dhënave private është komentuar edhe nga gazetarja Alka Kepi, duke u ndalur tek të gjithë pikëpyetjet dhe dyshimet.

Kepi duke i referuar rastit të Baton Haxhiu, i cili rezultoi të paguhej edhe si menaxher spitalesh ka hequr paralale me rastet e gazetarëve që janë në kërkim të lajmit dhe paguhen me qindarka.

“Ditën është menaxher marketingu spitalesh e në mbrëmje bëhet gazetar analist televiziv i varfërisë shqiptare. Sot është gjithçka e qartë pse nga mëngjesi në darkë me një interval kohe që nuk respekton asnjë të drejtë të konsumatorit, e që shkatërron çdo rregull produksioni televiziv, ekranet shqiptare janë pushtuar nga reklama ilaçesh, spitalesh, laboratorësh që influencojne tmerrin psikologjik tek teleshikuesi .

Gazetarë që paguhen me qindarka e analistë që paguhen me miliona në disa lista bordero pagash. Gazetarë që nga mëngjesi në darkë janë rrugësh në kërkim të lajmit, eskluzivitetit, investigimit, zbardhjes së skandaleve, e talljes therëse deri në heqje dorë nga loja e pisët e politikës.

E analistë qe luajnë nëpër studio televizive interesa marketingu kompanish private e kulla Babeli për tarafe politikanësh e oligarkësh. Nuk është traumë, por dramë shumë aktesh e mizerjes së mosvlerësimit të profesionistit në sistemin shqiptar të punës”, shkruan Kepi në rrjete sociale.

Më tej ajo ngre dyshime, se pavarësisht është i paligjshëm publikimi i databases, është hedhur në public për të fshehur skandale të tjera.

“Po është e paligjshme publikimi i një database me të dhënat e mijëra punonjësve, por është po aq e ligjshme që çdo kompani, biznes i madh o i vogel, institucion privat i publik të ketë faqen e transparencës, ku personat në nivel drejtues e përgjegjës kanë të publikuar pasurinë e pagën e tyre. Është kundër çdo deontologjie profesionale që gazetari analist të jetë shef marketingu e aq më tepër i një institucioni që kujdeset për shendetin publik.

E nuk është se po tentohet një revolucion social për shkak të dallueshmërisë, (siç po kërkojnë ta devijojne o justifikojnë pagën e tyre), por një e vërtetë e radhës e mbajtur fshehur prej kohësh e që ky skandal e bëri të dallueshëm mes të tjerëve. Ndoshta “lepuri mund të fle diku tjetër”, o ndoshta është veç një tjetër rrumpallë e radhës për të hequr vëmendjen nga rrumpallat më të rrezikshme e lënë të qetë e nën hije interesa politike e ekononike. Një tjetër faqe e kalbësirës ku po zhytemi u zbardh!

Gazetarët që grisin këpucët rrugëve e paguhen me qindarka sot janë po në kërkim të lajmit, ndërsa analistët e borderove kanë nisur ditën në qendrat estetike e botike, në kërkim të look-ut për shoë-in e radhës. Ato shamitë tek xhepi i xhaketes me të cilat jeni uniformizuar zëvendësojini me euro “të dallueshme”, shkruan më tej Kepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat