​Sot nuk kishte ndërprerje të energjisë elektrike, apelohet për kursim

Aktuale

​Sot nuk kishte ndërprerje të energjisë elektrike, apelohet për kursim

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

KOSTT duke njoftuar për situatën energjetike në vend, ka thënë se sot nuk janë aplikuar kufizime në konsumin e energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, kjo është si rezultat i sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin për ditën e sotme nga operatorët përgjegjës në treg, andaj për qëllime të balancimit të sistemit KOSTT nuk ka dhënë instruksione për redukime.

“Në vijim të mobilizimit të të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e situatës, kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale.

Duke kursyer aty ku është e mundur që të shmanget zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për evituar paraqitjen e jobalanceve të theksuara në mes të konsumit të energjisë elektrike në vend dhe energjisë së siguruar nga operatorët përgjegjës në treg”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat