Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier

Aktuale

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të ShBA-së, Jeffrey M. Hovenier

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:23
Pamje nga takimi

(E plotësuar 13.05) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Me këtë rast, kryetari Konjufca i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Hovenier dhe i ka dëshiruar suksese në detyrën e re.

Kreu i Kuvendit njëherësh vlerësoi lart miqësinë e palëkundur dhe partneritetin shembullor me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në pah se e ardhmja e Republikës së Kosovës është në BE, NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ai po ashtu falënderoi ambasadorin Hovenier për përkrahjen e vazhdueshme dhe mbështetjen e gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke shprehur mirënjohje edhe për dhurimin e mbi gjysmë milioni të vaksinave Pfizer kundër koronavirusit.

Në takimin e përzemërt e tejet miqësor, kryetari Konjufca dhe ambasadori Hovenier shprehën përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e objektivave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona.

Konjufca e pret në zyrë ambasadorin e ri amerikan, Jeff Hovenier

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, e ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, përderisa Hovenier të hënën dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani.

Pas takimit me presidenten Osmani, Hoveiner bëri homazhi të varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ndërsa agjendën e takimeve e përfundoi me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier u emërua në këtë post nga presidenti Joe Biden në korrik 2021 dhe u konfirmua unanimisht nga Senati i ShBA-së më 18 nëntor.

Pjesa më e madhe e karrierës së tij është fokusuar në çështje të sigurisë në Evropë dhe Euroazi. Përpara se të emërohej në rolin e tij të ri si ambasador, Hovenier shërbeu si zëvendësshef i misionit në Ambasadën e ShBA-së në Ankara.

Përveç Kosovës dhe Turqisë, Hovenier ka shërbyer edhe në Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai, Peru, Serbi dhe Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat