“Gjuha duhet të ketë fre, njësoj si kali - Duhet t’ju vijë turp!”/ Akuzat e rënda në drejtim të Blerim Latifit

Aktuale

“Gjuha duhet të ketë fre, njësoj si kali - Duhet t’ju vijë turp!”/ Akuzat e rënda në drejtim të Blerim Latifit

Nga: N. Sh. Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:26
Blerim Latifi

Profesor dr. Enver Bytyçi i ka reaguar ashpër profesorit dhe anlistit politik Blerim Latifi, i cili mbrëmë në një emision televiziv kritikoi qasjen e presidentit historik Ibrahim Rugovës.

Bytyçi në reagimin e tij në facebook, i drejtohet Latfit se duhej t’i vjen turp për deklaratat e tij.

“Blerim Latifi ka thënë se "Me Rugovën Kosova do të kishte përfunduar në autonomi"! Gjuha kockë nuk ka. Me gjuhë njeriu mund të thotë çfarë të dojë. Por ama gjuha ka e duhet të ketë fre. Njësoj si kali. Sepse po nuk e mbajte frenin, atëherë hapron njësoj si kali dhe gjindja tallen me ty!”, shkruan Bytyçi në reagimin e tij.

Ai tutje shprehet se, Rugova kurrënuk hoqi dorë nga pavarësia dhe shtetësia e Kosovës dhe ishte i parë që kishte thënë se nëse nuk bëhet Kosova e pavarur do t’i bashkohemi Shqipërisë.

“Unë nuk dua të tallem me Blerim Latifin pse tha që "Me Rugovën Kosova do të kishte përfunduar në autonomi"! Por dua t'i them se gjithë bota e di që Ibrahim Rugova ishte i pari dhe i vetmi që përsëriti pa u ndalur opsionin e vetëm: "Nëse nuk na lejoni të jemi shtet i pavarur, atëherë ne do të bashkohemi me Shqipërinë"! Kurrë nuk hoqi dorë nga pavarësia dhe shtetësia e Kosovës! Madje kërkoi që nëse refuzohej kjo, atëherë Kosova të bëhej shteti i 51-të i SHBA-ve! Ai e dinte se kjo nuk mund të ndodhte. Por ua tha këtë amerikanëve për të shprehur vendosmërinë e tij të pashoqe për shtetin e Kosovës!”, shkruan Bytyçi.

Në këtë reagim, profesori shton se, Rugova ishte kokëfortë dhe nuk bënte lëshime në kompromise me pavarësinë e Kosovës.

Andaj shton se ata që bënin lëshime ishin ata që bënin festë nga shkuarja e Rugovës në amshim.

“Kosova, shqiptaria dhe gjithë bota e di se Ibrahim Rugovës ia hëngri kokën pikërisht pavarësia e Kosovës! Sepse, si e thonë të gjitha autoritetet që e kanë njohur "ai ishte kokëfortë dhe nuk bënte lëshime e kompromise me pavarësinë"! Ata që bënin lëshime bënë festë nga shkuarja e Ibrahim Rugovës në amshim! Ne i njohim tashmë këta njerëz. I kemi parë se si morën thikat mbi hartën e Kosovës dhe se si deshën ta zhbëjnë shtetin e Kosovës! I kemi parë të shetisin në liqenin e Ujmanit dhe nga ana tjetër t'ia hapin portat Serbisë për ta bërë zot shtëpie jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit!”, shkruan tutje profesori.

Në fund të reagimit të tij, Bytyçi shprehet se Latifit duhet t’i vjen turp ër atë që thotë.

“Ah mor Blerim Latifi dhe latifë të tjerë që mendonjnë si ti! Sikur ta kuptonit Rugovën, sikur të ndiqnit modelin dhe projektin e tij, Kosova sot do të ishte jo vetëm e pavarur, por një Zvicër e Ballkanit! Duhet t'ju vijë turp për ato që thoni në adresë të një personaliteti, të cilin do të donte ta kishte në historinë e vet çdo popull e çdo komb në botë, madje edhe popujt dhe kombet më të civilizuara të globit!”, përfundon prof. Dr. Enver Bytyçi reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat