Me çka do t'na luftosh t'i o gjeneral i ngratë i Millosheviçit, i dyshuar për krime lufte!

Aktuale

Me çka do t'na luftosh t'i o gjeneral i ngratë i Millosheviçit, i dyshuar për krime lufte!

Nga: Idriz Morina Më: 20 janar 2022 Në ora: 14:01
Forcat serbe të tronditura nga goditjet e NATO-s me raketa!

Një gjeneral serb me prejardhje shqiptare, po na kërcënon me luftë. Nuk është hera e parë që gjaku ynë i papastër na kërcënon dhe ngërmohet më shumë se gjithë të tjerët.

Milan Mojsi-u(-loviq), ka arritur që të bëhet edhe Shef i shtabit të ushtrisë së Serbisë, sigurisht duke treguar agresivitet dhe në përpjekje, që ta shtypë dhe fshehë sa më shumë identitetin e tij, primar, të origjinës shqiptare.

Të njëjtën gjë, siç po e bën ish anëtari i gjakut tonë, Rasim Lajçi, kushëri i largët me Ali Lajçin dhe gjithë lajçit e tjerë. Ky në cilësinë edhe të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Tregtisë në qeverinë e Serbisë, ku i përfaqëson pakicat e Serbisë, përkatësisht Sanxhakun.

Në fakt Sanxhaku e ka vetëm një ‘pakicë’, dhe ajo është shqiptare e asimiluar me forcë, dhunë, terror, ekzekutime pa pushim, dhe kërcënime të vazhdueshme, që ka çuar në një tjetërsim, si të vetë Lajçit, në një identitet të tretë, në kinse boshnjak, i cili nuk ka ekzistuar kurrë si etni në këtë rajon, para Luftës së Dytë Botërore.

Ai aty rri në qeveri, si një kukull agresive, dhe të cilin Serbia me diplomacinë e saj, ia shpërndanë atë imazh, Turqisë, vendeve arabe dhe të tjera, duke e paraqitur Serbinë si një vend që mbështet myslimanët e saj, ndërsa në gjithë botën e krishterë, kërkon përkrahje për t’i luftuar shqiptarët, duke i paraqitur pikërisht si mysliman, dikur fundamentalist e tashmë si ekstremist e terrorist, nga ku mund të sulmohet e tërë Europa e krishterë, dhe se për këtë asaj i duhet lënë kontrolli mbi Kosovë!

Kërcënimi në emër të Rusisë

Gjenerali Milan Mojsiloviq pak muaj pasi e kishte marrë detyrën e Shefit të shtabit të ushtrisë serbe, në vitin 2019 kishte deklaruar: “Serbia e ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë”.

Edhe atëherë ai kishte shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Njëri nga ata që i ishte kundërvënë ishte kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, por vetëm në Fb.

Pra, deklarata e vitit 2019 e këtij gjenerali, e qartëson se serbët motivohen të kërcënojnë nga Rusia. E dinë se vetë nuk kanë asnjë fuqi, për ta sulmuar Kosovën, e cila mbrohet drejtpërdrejtë nga NATO-ja, pasi KFOR-i është mision i saj, dhe i kontrolluar prej saj, pavarësisht që disa misione nuk janë të NATO-s.

Kërcënimi i gjeneralit serb ndodhë menjëherë pas dështimit të përpjekjeve të Serbisë për ta mbajtur një referendum antikushtetues në Kosovë. Kërcënimi u bë, si para dështimit dhe pas tij edhe nga presidenti i Serbisë Vuçiq, ‘për ngjarje të paimagjinueshme’.

Por, kur kërcënon shefi i ushtrisë, ky duhet të merret dhe të trajtohet me seriozitet, edhe pse ai e thotë me një kusht: nëse FSK-ja guxon të shkelë në territorin e saj në veri, duke zënë disa pika strategjike!

E kush mund ta ndalojë FSK-në 14 vjet pas Pavarësisë që të shkelë dhe sundojë në gjithë territorin e saj!? Askush!

Përkundrazi FSK-ja, duhet të urdhërohet nga komandantja Supreme, presidentja Vjosa Osmani, që të shfaqet në veri, qoftë me një ceremoni, qoftë me një stërvitje masive!

Serbia është e qartë se po kalkulon në një “fitore ruse” ndaj perëndimit në Ukrainë, dhe që pastaj të shtrojë kushte ajo për t’i bërë favore në Ballkan!

Nga bombardimet 78 ditëshe të NATO-s janë vrarë, sipas vlerësimeve serbe, rreth 1.200 - 2.500 ushtarë dhe civilë serbë. Qe shkatërruar një pjesë e madhe e ekonomisë dhe industrisë serbe, përfshirë atë ushtarake në Kragujevc, Nish etj., i ishte shkatërruar në masë infrastruktura dhe objektet e ekonomisë serbe, pastaj ura, ndërtesa të rëndësishme.

Serbia vlerëson se dëmet e sulmeve të NATO-s ia kanë shkaktuar rreth 29 miliardë euro.

Ndoshta një goditje të dytë, dhe mendojmë më fatale, nuk janë të gatshëm ta provojnë serbët!

Kësaj here do të humbnin edhe territor!

Kush është gjenerali serb që po kërcënon në vazhdimësi

Në shtator të vitit 2018 ai është emëruar në detyrën e shefit të Shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë.

Milani ka lindur në Mitrovicë në vitin 1967, dhe për nga pamja antropologjike i takon imazhit të shqiptarëve, përkatësisht të prejardhjes ilire.

Ai për katër vite, nga viti 2013 deri në vitin 2017, ka shërbyer si Shef i Përfaqësisë Ushtarake të Misionit të Republikës së Serbisë në NATO, në Bruksel.

Sigurisht duke llogaritur në përkrahjen e Rusisë, dhe përçarjen që ekziston midis vetë aleancës së NATO-s, nuk ka hezituar të kërcënojë sërish.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që forcat e sigurisë që ekzistojnë në Kosovë të bëjnë veprime të njëanshme dhe në mënyrë disproporcionale për të arritur disa pika në terren”, ka thënë Mojsiloviq, shkruajnë mediat serbe.

Dhe për ta parandaluar këtë, sipas tij, Ushtria e Serbisë do të reagojë, siç ka thënë ai, ashtu siç bëri në vjeshtën e shkuar, kur ngriti mbi kufi edhe avionët rus, Mig 29.

Gjatë luftës në Kosovë, në mars të vitit 1999, ai u transferua në brigadën 243 të mekanizuar në Ferizaj, ku luftoi dhe shërbeu si shef i operacioneve, të dhëna këto në vikipedia.

Ndoshta do të ishte mirë, që Kosova sa më parë ta hetojë figurën e tij, dhe që sipas të gjitha gjasave, ai është përgjegjës për shumë krime të kryera ndaj civilëve shqiptarë, përfshirë edhe masakrat, pas marsit 1999 e deri në përfundim të luftës me 12 qershor.

Image
Tanku serb i shkatërruar nga NATO-ja, fshati Prelez i Ferizajit, zona ku komandonte ky gjeneral i Millosheviçit

Ky gjeneral e dekoroi gjeneralin e krimeve të luftës Vinko Pandureviçin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, në fund të vitit 2021 me 30 dhjetor gjatë pritjes së një delegacioni të Klubit të gjeneralëve dhe admiralëve të Serbisë, ia dorëzoi dekoratën ushtarake për "pjesëmarrje në mbrojtjen kundër agresionit të NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë" gjeneralit Vinko Panduroviç.

Image
Ky gjeneral serb e dekoroi gjeneralin e krimeve të luftës Vinko Pandureviçin

Sipas reagimeve të bëra në Serbi, ky gjeneral serb ka dekoruar ushtarakët që kanë kryer krime lufte në Srebrenicë, në Bosnje.

ishte komandanti i Brigadës Zvornik të Ushtrisë së Republikës serbe (RS).

Gjykata e Hagës atë e kishte dënuar me 13 vjet burg për krime lufte kundër boshnjakëve në zonën e Srebrenicës, pak ditë pas 11 korrikut 1995.

Kërkesa e tij për t'u liruar nga burgu ishte pranuar pasi e kishte kryer 75 për qind të dënimit. Në mbështetje të kërkesës së tij, ai kishte kërkuar falje për krimet e kryera. Ai u lirua nga burgu në prill 2015.

Një nga figurat më të shquara të familjes Mojsiu, ishte aktori i famshëm i teatrit Aleksandër Mojsiu, një nga yjet e papërsëritshëm, që aktroi kryesisht në Austri dhe Gjermani, por edhe në Zvicër dhe vende të tjera.

Një nga pinjollët e kësaj familje është edhe ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Mojsiu, ish gjeneral shqiptarë.

Ndërsa, në Maqedoni, po i kësaj dere, por nga ata që janë tjetërsuar sikurse Rasimi dhe Milani, ishte politikani komunist Lazar Mojsiu (Mojs-ov), me sufiks të shpikur sllavomaqedonas.

Ndërsa, familja e gjeneralit Milan, kanë shkuar më tej, fillimisht e kanë pranuar mbiemrin shqiptar të plotë, dhe më pas Mojsi- i kanë shtuar edhe një –l, duke e përshtatur më pas me një sufiks sllavomaqedonas, -ov, dhe në fund duke e përmbullur me një sufiks serb – viç!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat