Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Kllokoqi pyet Qeverinë: E tash, kush i ka fajet?

Aktuale

Pas rritjes së rasteve me COVID-19, Kllokoqi pyet Qeverinë: E tash, kush i ka fajet?

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:18
Petrit Kllokoqi

Pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, kryetari i Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka pyetur Qeverinë se kush është fajtori për rritjen e numrit të të infektuarve.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të diskutojnë edhe me njohës të fushave të ndryshme para se të marrin vendime për masat e reja.

Postimi i Kllokoqit:

E tash, kush i ka fajet? 

Me keqardhje po e shohim situatën me numrin e rritjeve te rasteve edhe në vendin tonë. Sa herë kemi pas rritje të tillë, gjithmonë gishti është drejtuar te dasmat, organizimet, klubet dhe gastronomia në përgjithësi. Po tash që dasmat e klubet nuk kanë punuar dhe gastronomia ka funksionuar me kufizime e masa nga më të rreptat në rajon dhe çdo ditë shumica e bareve janë dënuar, a thu KUSH I KA FAJET?

Ndaluni dhe mendoni pak para se të merrni vendime e masa të reja. Diskutoni me njohës të fushave të ndryshme. Merrni shembull vendet e ndryshme në rajon e gjithandej botës. Nuk është në rregull që kufijtë të jenë të hapur për të pavaksinuarit, të mos ketë dallime në mes të bizneseve që janë të fiskalizuara dhe atyre që funksionojnë në mënyrë informale, të mos ketë dallime mes të vaksinuarve dhe të pavaksinuarëve dhe në fund gjithmonë të jetë kurban gastronomia.

Vlen me u cek se:

•Si shumë sektore të tjera, jemi sektor pa subvencione e të pa përkrahur;

•Na është rikthyer TVSH në 18% përsëri (ndihma e vetme që e kemi pas nga Qeveria);

•Dënime të përditshme gjithandej.

Nuk është në rregull me i mësu masat në televizion e portale. Tash e sa kohë ju kemi ftuar që të ulemi në tavolinë dhe t’i diskutojmë të gjitha mundësitë e bashkëpunimit. Andaj, prapë po e cekim dhe po ju sugjerojmë që të merrni shembull nga vende të ndryshme në rajon e gjithandej nëpër botë, të konsultoni njohës të fushave të ndryshme dhe bashkë ta tejkalojmë këtë krizë të madhe shëndetësore e ekonomike në të cilën jemi duke përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat