Gati gjysma e të infektuarve të fundit me COVID-19, janë fëmijë

Aktuale

Gati gjysma e të infektuarve të fundit me COVID-19, janë fëmijë

Më: 20 janar 2022 Në ora: 19:45
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në vend, 2.708 raste të reja me koronavirus u regjistruan nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, vetëm në këtë 24 orësh, prej 2.708 rasteve, të infektuar janë 1.080 fëmijë.

Nga mosha 0 e deri në 9 vjeç, janë të regjistruara 181 raste, ndërsa nga mosha 10 deri në 19 vjeç janë të regjistruara 899 raste me Covid-19.

Image
Statistikat

Kjo nënkupton që thuajse gjysma e të infektuarve të fundit me Covid-19, janë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat