“Mos u bëni aleatë me Serbinë!”/ Alarmon Bytyçi: Njerëzit pranë Kurtit po flasin për Ballkanin e Hapur, a po bëhet Kosova pjesë e tij?

Aktuale

“Mos u bëni aleatë me Serbinë!”/ Alarmon Bytyçi: Njerëzit pranë Kurtit po flasin për Ballkanin e Hapur, a po bëhet Kosova pjesë e tij?

Nga: N. Sh. Më: 20 janar 2022 Në ora: 22:15
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Profesori Enver Bytyçi, ka alarmuar me anë të një postimi në facebook, ku flet për Ballkanin e Hapur.

Ai thotë se analistët dhe njerëzit pranë kryeministrit Albin Kurtit po flasin me simpati për Ballkanin e Hapur.

Profesori shkruan se, mos po përgatitet terreni që Kosova të bëhet pjesë e tij.

Në fund ai shton se mos të bëhet aleatë me Serbinë.

“Analistë e njerëz pranë Albin Kurtit po flasin me simpati për Ballkanin e Hapur!

Mos ndoshta po përgatisin terrenin që Kosova të bëhet pjesë e tij?!

Mos u bëni aletatë me Serbinë!”, shkruan prof. dr. Enver Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat