Hykmete Bajrami: VV, Kurti dhe Rizvanolli ishin spektatorë të krizës energjetike

Aktuale

Hykmete Bajrami: VV, Kurti dhe Rizvanolli ishin spektatorë të krizës energjetike

Më: 25 janar 2022 Në ora: 00:04
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se deri tani nuk kanë parë se cila është ideja e Qeverisë Kurti për të menaxhuar situatën e krizës energjetike.

“Deri tani na është thënë se strategjia është duke u zgjidhur nga disa ekspertë, nuk është se kemi pasë diçka që na u është prezantuar. Kështu që mendoj qytetarët më 14 shkurt kur e votuan e Albin Kurti e votuan për premtimet e tij dhe jo të vajtojë për 20 vjetët e kaluara”.

Në Edicionin Special, Bajrami deklaroi “Qeveria, kryeministri Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ishin spektatorë të krizës energjetike derisa të tjerët merrnin masa. Ata thirrjet për këtë çështje i filluan në dhjetor, gjatë muajve të tjerë kur të tjerët merrnin masa nuk ka pasur asnjë lloj paralajmërimi nga ata, në fakt i përqeshnin të gjithë ata që thonin se po hyjmë në krizë energjetike".

Ajo ka shtuar se situata sot është se si të dilet nga situata në të cilën është vendi, sipas saj, tarifat e propozuara nga Zyra Rregullatorit të Energjisë për menaxhimin janë masa diskriminuese, ku shtoi se këto masa janë të propozuara në bashkëpunim me Qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat