Paralajmërimet për shtrenjtim të rrymës, protestuesit i përgjigjen Kurtit: Ose neve ose KEDS-in

Aktuale

Paralajmërimet për shtrenjtim të rrymës, protestuesit i përgjigjen Kurtit: Ose neve ose KEDS-in

Më: 26 janar 2022 Në ora: 07:10
Foto nga protesta

(E plotësuar 15:08) -  “Ngrohja nuk është komoditet”, “Asnjë cent më shumë”, “Lësho rrymën, lësho rrjetin, largoje KEDS-in”, janë mbishkrimet në pankartat me të cilat para objektit të Qeverisë kanë protestuar një grup i qytetarëve për të kundërshtuar ngritjen e çmimit të rrymës.

Organizatorja e kësaj proteste, Anita Mjeku, tha se kërkojnë që Qeveria të mos aprovojë bllok-tarifën, si dhe të shtetëzojë KEDS-in.

Mjeku tutje tha se propozimi i fundit i propozuar nga ZRrE-ja do ta varfërojë edhe më shumë secilin prej qytetarëve.

Mjeku: Që nga dhjetori i vitit të kaluar jemi shantazuar vazhdimisht me reduktime të rrymës

“Që nga dhjetori i vitit të kaluar ne jemi shantazuar vazhdimisht me reduktime dhe rritje të çmimeve të energjisë, e jemi tallur nga institucione që janë zgjedhur për të na përfaqësuar. Një herë u ballafaquam me reduktime enorme të energjisë të cilat na përkeqësuan mirëqenien e funksionimin kolektiv të secilit prej nesh për tu kërcënuar tutje se nëse nuk duam reduktime duhet të paguajmë më shumë, e tash po përballemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë. Propozimi i fundit i ZRrE -së për vendosjen e bllok-tarifës për rritjen e çmimit të energjisë do të na varfërojë edhe më tej secilin e secilën prej nesh”, tha ajo

Në emër të atyre që kishin dalë për të protestuar, Mjeku iu përgjigj kyreministrit Albin Kurti se rryma asnjëherë nuk ka qenë e lirë.

Ajo paralajmëroi të parin e ekzekutivit se duhet të zgjedhë mes qytetarëve dhe KEDS-it.

Mjeku – Kurtit: Ose neve ose KEDS-in

“Në anën tjetër kryeministri i Kosovës na thotë se qytetarët po fantazojnë, sepse nuk ka rrugëdalje, ose shtrenjtim, ose reduktime, ose subvencionim, osat e kryeministrit, ne duhet t’i themi atij, ose neve ose KEDS-in, dhe i’a bëjmë me dije edhe kryeministrit dhe të gjithë atyre që sot kanë guxim ta fyejnë çdo person në Kosovë që rryma asnjëherë nuk ka qenë e lirë. Ne e dimë edhe sa e paguajmë faturën, edhe sa fiton KEDS-i, edhe sa pagunë veriu, dhe sa i’a jepni ju KEDS-it subvencion nga paratë tona. Kryeministër na dimë më shumë se sa t’i mendon, na e dimë se faturën e rrymës po e paguajmë katër herë të njëjtën... Andaj dhe kërkojmë që, Qeveria të mos aprovojë bllok-tarifën e propozuar nga ZRrE-ja, ta shtetëzojë KEDS-in, kjo si zgjidhja më e qëndrueshme për furnizimin të energjisë eklektike të gjithë neve pa dallim”, thotë ajo.

Kundër propozimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) kanë dalë edhe qytetarët.

Qemal Leshnjanit, tha se ka dalë në këtë protestë për t’i bërë apel kryeministrit për të mos e ngritur çmimin e energjisë.

Leshnjani: Kam dal në protestë për rrymë

“Kam dalë në protestë për rrymë, mos të shtrenjtohet rryma nuk shkon kështu, t’i bëjmë apel Albin Kurtit që nuk shkon më, mos prit me u ngrit më shumë, sepse boll më me protesta, boll më”, tha ai.

Edhe Hajrie Latifi, tha se kryeministri ka premtuar shumë mirëpo asnjërën nga ato premtime nuk është duke i realizuar.

Latifi: Albini gjithmonë na ka premtuar, por nuk i ka mbajtur premtimet

“Kam dal të protestoj për rrymë, neve gjithmonë na ka premtuar Albini që do të bëjmë kështu, askund nuk ka dalë me premtime, me çka me jetu populli, me një pension 100 euro apo mendojnë vetëm për veten”, tha ajo.

Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës ka paralajmëruar edhe Partia Socialdemokrate, e cila një të tillë ka njpftuar se do ta mbajë të shtunën.

Protestuesit paralajmërojnë Kurtin: Ose neve ose KEDS-in, ne nuk e japim asnjë cent më shumë

Ngrohja nuk është komoditet”, “Asnjë cent më shumë”, “Lësho rrymën, lësho rrjetin, largoje KEDS-in”, “Qeveri e popullit apo e privatnikut”, janë shkrimet në pankartat me të cilat një grup i qytetarëve kanë protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë, para objektit të Qeverisë.

Anita Mjeku organizatore e protestës tha se propozimi i fundit i ZRrE-së është i padrejtë.

“Ne jemi shantazhuar me rritje të energjisë nga institucionet që i kemi zgjedhur të na përfaqësojnë. Propozimi i fundit i ZRrE që vendosi për vendosjen e blloktarifës, do të na varfërojë. Ky propozim i padrejtë është tjetër tentativë për të na faturuar bizneset", tha ajo.

Mjeku i drejtohet kryeministrit Kurti se rryma nuk ka qenë asnjëherë e lirë.

"Ose neve ose KEDS-in dhe ne i themi kryeministrit që rryma nuk ka qenë e lirë, ua themi që nuk e japim asnjë cent më shumë", shtoi ajo

Pasi u nisën drejt Qeverisë, një numër i konsiderueshëm kanë thirrur se s’do të paguajnë asnjë cent më shumë, nëse propzimi për shtrenjtimin e rrymës do të zyrtarizohet.

“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës.

Qytetarët, me propozimin e ZRRE-së, u tha se po ia paguajnë rrymën edhe bizneseve dhe veriut.

“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.

Duke e quajtur të pakuptimtë propozimin e ZRRE-së, ajo kujtoi deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “ose shtrenjtim, ose reduktime”.

“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-it. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.

Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se “ne nuk do të ndalemi”.

***

Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, një grup qytetarësh kanë protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Qytetarët duke brohoritur “Asnjë cent ma shumë”, kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbeu”, para objektit të Qeverisë së Kosovë.

Qytetarët, përveç sloganit dhe thirrjeve “Asnji cent ma shumë!”, në duar mbanin edhe pankarta me thirrje të tjera si “S’paguajmë edhe për veriun”, “Rryma nuk është luks”, etj.

Njëra nga kërkesat e protestuesve ishte edhe “largimi i KEDS-it” nga Kosova,

***

“Asnjë cent ma shumë” është moto e protestës kundër shtrenjtimit të rrymës, e cila mbahet sot në Prishtinë.

Protesta do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” për të vazhduar deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë protestë do të kërkohet të mos aprovohet bllok tarifa e propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZRrE dhe që të nacionalizohet KEDS-i.

Me 28 janar 2022 Qeveria e Kosovës pritet ta miratojë propozimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e bllok tarifës.

Ndërsa të martën, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu për katër orë ka raportuar në Komisionin për Ekonomi e ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e rrymës nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023, i cili tha se kanë qenë të obliguar për këtë.

Lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike ka thënë se në katër komunat veriore me shumicë serbe nuk është paraparë të rritjen e tarifat e energjisë elektrike sikur në gjithë vendin.

Kjo me arsyetimin, siç tha ai është në bazë të një vendim gjyqësor.

Në anën tjetër, deputetët e opozitës kanë thënë se raporti i ZRRE-së është shkruar nga Qeveria dhe sipas tyre ky institucion i pavarur është e ndikuar nga partia në pushtet.

Kryetari i Komisionit nga radhët e PDK-së, Ferat Shala theksoi se ngritja e çmimeve është projekt përbashkët mes Qeverisë dhe ZRRE-së.

U.d. kryetarja e GP të VV-së Mimoza Kusari Lila, tha se deputetët e këtij subjekti nuk do ta votojnë nesër në Kuvend rezolutën me rekomandime të opozitës për refuzimin e raportit të ZRrE për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Deputetja Kusari Lila derisa pati përgjigje për deputetin Mustafa, i ka propozuar ZRRE-së që pragu i rritjes së çmimit të mos jetë 600 KËH, por në 800 KËH.

Gjatë raportimit për kategoritë e shtrenjtimit të rrymës dhe arsyen e saj, Fejzullahu bëri me dije se KEDS-i ia ka borxh mbi 50 milionë euro Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), dhe theksoi se KEDS-i është i vetmi që ka kërkuar ndryshim të strukturës tarifore

Lidhur me cështjen e shtrenjtimit të energjisë sërish është deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se shumë shpejt do të dërgojnë komentet tek Zyra e Rregullatorit të Energjisë (Z, në lidhje me vendosjen e tarifave të reja të energjisë elektrike. Ndërkaq, sa i përket me inicimit të hetimit nga Agjencia Kundër Korrupsion për disa përfaqësues të Listës Serbe, shefi i ekzekutivit është shprehur se sektori i drejtësisë është i pavarur nga ekzekutivi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat