​Latifi: Kosova ka më së paku raste të vdekjeve në rajon

Aktuale

​Latifi: Kosova ka më së paku raste të vdekjeve në rajon

Më: 26 janar 2022 Në ora: 08:22
Foto nga Komisioni i Shëndetësisë

(E plotësuar 13:41) -  ​ Për rreth një orë e tridhjetë minuta, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka raportuar para deputetëve të Komisionit për Shëndetësisë lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Për shkak të agjendës ai është larguar nga komisioni, e menjëherë pas tij mbledhjen e kanë lëshuar edhe deputetët e pozitës. Ky veprim bëri që të reagojë kryetarja e komisionit, Fatmir Mulhaxha-Kollçaku. Kjo pasi që aty veçse ishte thirrur për raportim edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi dhe doktoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Ariana Kalaveshi.

Megjithëkëtë, tashmë ka filluar edhe raportimi i Krasniqit para deputetëve të pozitës. 

Ministri i Shëndetësisë thotë se do të rishikohen masat antiCOVID: S’jam i intersuar që bizneset të mbahen të mbyllura

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se do të ketë rishikim të masave antiCOVID-19.

Megjithatë ai ka theksuar se masat antiCOVID janë konform masave të rajonit.

“Janë masa konform të gjitha masave të rajonit. Natyrisht që kemi me i rishikuar masat kjo është fluide ne e vlerësojmë Gjendjen disa here në dite absolutisht do i rishikojmë këto masa. Nuk jam i interesuar që bizneset të mbahen mbyllur përveç asaj që ekspertët tanë e kanë të nevojshme”, tha ai.

Latifi është ftuar që këtë të mërkurë të raportojë para deputetëve të këtij komisioni rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike me COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë raportimit para komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19 tha se ne javët e fundit vendi ka përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me dominim të varianti Omicron. Sipas tij krahas numrit të infektuarve, numri i spitalizuarve mbetet i ulët.

Ai tha se masat që janë marr nga qeveria është rezultat i balancit të këtyre faktorëve situatës epidemiologjike në vend dhe rajon.

“Në javët e fundit ne kemi përjetuar një ngitje të vazhdueshme të numri të infektuarve me COVID-19, numri më i madh i të cilëve është shkaktuar nga varianti Omicron. Kjo nuk është diçka e re dhe e papritur vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Përkundër shtrimit të numrit të infektuarve fatbardhësisht numri i atyre që kërkojnë trajtim në spitale ende është i ulët dhe i menaxhueshëm. Ne jemi në vlerësim për çdo orë e definitivisht disa herë në ditë për situatën e përgjithshme, kapacitet humane dhe infrastrukturës spitalore që të ballafaqohet me një fluks të mundshëm prej atyre që kërkojnë ndihmë dhe shtrirje në spital.

Në veçanti dua të theksoj punë e stafit profesional që deri më tani kanë dëshmuar një rezilencë të shkëlqyeshëm dhe një përkushtim të pashembullt në menaxhimin e pandemisë këto dy vitet e fundit. Masat të cilat i ka marrë MSH dhe qeveria janë rezultat i balancimit të këtyre faktorëve, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon[...]ne jemi në mes të listës një dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po bëjnë ku në Rajon Kosova rendit e dyta pas Sllovenisë, me numrin më të lartë të testeve dhe detektimit të rasteve. Kosova ka më paku raste krahasuar me vendet e rajonit[...]dua të theksoj se gjitha vendimet që merren me çfarëdo masa janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë”, tha ministri Latifi. 

 

Latifi: Masat antiCOVID janë marrë si rezultat i situatës epidemiologjike, Kosova me më së paku raste të vdekjes në rajon
 

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, gjatë raportimit para komisionit për Shëndetësi lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19 tha se ne javët e fundit vendi ka përjetuar një ngritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me dominim të varianti Omicron. Sipas tij krahas numrit të infektuarve, numri i spitalizuarve mbetet i ulët.

Ai tha se masat që janë marr nga qeveria është rezultat i balancint të këtyre faktorëve situatës epidemiologjike në vend dhe rajon.

“Në javët e fundit ne kemi përjetuar një ngitje të vazhdueshme të numri të infektuarve me COVID-19, numri më i madh i të cilëve është shkaktuar nga varianti Omicron. Kjo nuk është diçka e re dhe e papritur vetëm në vendin tonë, por në gjithë botën. Përkundër shtrimit të numrit të infektuarve fatbardhësisht numri i atyre që kërkojnë trajtim në spitale ende është i ulët dhe i menaxhueshëm. Ne jemi në vlerësim për çdo orë e definitivisht disa herë në ditë për situatën e përgjithshme, kapacitet humane dhe infrastrukturës spitalore që të ballafaqohet me një fluks të mundshëm prej atyre që kërkojnë ndihmë dhe shtrirje në spital.

Në veçanti dua të theksoj punë e stafit profesional që deri më tani kanë dëshmuar një rezilencë të shkëlqyeshëm dhe një përkushtim të pashembullt në menaxhimin e pandemisë këto dy vitet e fundit. Masat të cilat i ka marrë MSH dhe qeveria janë rezultat i balancimit të këtyre faktorëve, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon[...]ne jemi në mes të listës një dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po bëjnë ku në Rajon Kosova rendit e dyta pas Sllovenisë, me numrin më të lartë të testeve dhe detektimit të rasteve. Kosova ka më paku raste krahasuar me vendet e rajonit[...]dua të theksoj se gjitha vendimet që merren me çfarëdo masa janë rezultat i diskutimeve të gjata dhe të shpeshta me profesionistët shëndetësorë”, tha ministri Latifi.

Shemsedin Dreshaj nga AAK tha se karakteristik e përgjithshme të menaxhimit të situatës është reagimi post festum dhe se kishte dashur qe kjo të jetë herë e fundit qe pasi të ngritet shqetësimi të veprojmë të gjithë vendet e rajonit kanë qenë më pandeminë Omicron para neve.

Ai ka ngritur si shqetësim relaksimin e profesionistëve shëndetësor që nuk mbajnë maska dhe doreza në Klinikën Infektive dhe pagat për mjekët dhe infermierët.

Ndërsa, në përgjigjen e tij ministri Latifi u shpreh se “Është shumë shqetësues se fakti nëse ne relaksohemi. Në kujdesin intensiv kam shkuar disa here kur shkoi në shkoj asnjë relaksim sepse nuk kemi hapësirën për relaksim”.

Latifi në Komisionin për Shëndetësi: 44.7% e popullsisë janë vaksinuar – tregon një shqetësim 

Dy viktima janë regjistruar sot në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të COVID-19,

Kështu ka bërë të ditur infektologu dhe deputeti i AAK’së, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ku po raporton ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka ngritur shqetësimet e punëtorëve shëndetësorë dhe pakënaqësitë për pagat e ulëta.

Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë të përkushtuar maksimalisht në punën me pacientët.

Unë mendoj që ne duhet të bëjmë atë që mund të bëjmë. Ajo që mund të bëjmë është që të jemi të përkushtuar maksimalisht për punën dhe pacientin dhe të mos e mendojnë pas përmbylljes së orarit të punës të mendojmë për një punë shtesë. Nuk ka opozitë në raport me menaxhimin e pandemisë. Ka disa shqetësime që duhet t’i ngrisim dhe të jemi në nivelin e rekomandimeve. Të gjitha vendet e rajonit kanë qenë me pandemi me omicron një muaj para neve. Nuk ndalen infeksionet rrespiratore në kufi as me polica as me masa. Tri ditët e fundit i kemi 4 të vdekur, sot janë dy, pardje kanë qenë dy”, ka deklaruar ai.

***

Shqetësuese mbetet stafi i infektuar

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.

Ministri Latifi tha se siç javët e fundit ka pas ngritje të vazhduar të infektuarve nga varianti Omicron, ai tha se kjo nuk është e re as e papritur pasi po ndodh edhe në botë.

Numri i atyre që kërkojmë në spitale edhe është i ulët dhe i menaxhueshëm ne jemi në vlerësim në çdo orë situatën e përgjithshme kapacitetet humane dhe infrastruktorën spitalore të atyrë që kërkojnë ndihmë në spital”, u shpreh Latifi.

Latifi tha se stafi shëndetësorë ka bërë një punë të shkëlqyeshëm

Ne jemi në mes të listës, më dallim i theksuar është edhe me numrin e testeve që po i bëjmë, në rajon radhitet e dyta me numrin e testeve dhe detektimin e rasteve”

Sipas të dhënave të SHSKUK janë në trajtim 167 pacientë, 132 janë me Covid-19, ndërsa dy të tjera janë pacientë në Kujdesin Intenziv”, tha ai.

Latifi për vaksinat tha se deri më tash janë 1.7 milion doza të vaksinave.

Me dy doza janë vaksinuar 44.7% e popullsisë”, tha ai.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se ka shqetësime vendet e rajonin një muaj para Kosovës kanë detektuar rastet me Omricon.

Kisha dasht që kjo të jetë hera e fundit që pasi të merren masat të ngritët shqetësimi. Të gjitha vendet e rajonit kanë qenë me Omricon një muaj para neve. Shumë shqetësohen për shkak se ju e dini që pas ditës peste paraqiten ndërlikimet, dhe mbi 80 për qind të rasteve i kemi aktive dhe i kemi identifikuar në 5 ditët e fundit”, tha ai.

Dreshaj tha se shqetësuese mbetet numri i lartë i stafit të infektuar.

Tetë mjekë dhe nëntë infermierë janë të infektuar me Covid-19. Dje isha në Klinikë dhe bëra vizitën ka filluar një relaksim pak kush me doreza, e herë mbajnë herr nuk mbajnë maska, as alkool nuk ka për dezinfektim, dhe nuk është situatë normale. Nëse vazhdon një trend i tillë kemi me mbet pa staf bash në kohën kur na nevojiten më së shumti”, ka thënë Dreshaj.

Dreshaj tha se punëtorët shëndetësorë po brengosen edhe për paga, ai shtoi se duhet të almundsojnë që të jenë të përkushtuar me punën me pacienta, e të mos mendojnë për punë shtesë që të mos bëhen në lypsarë të pagës.

***

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton sot në Komisionin për Shëndetësi për situatën epidemiologjike.

Ministri Latifi raporton në Komision në orën 12:00.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në total numri i rasteve aktive është 21.668.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,002 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës.

Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat