​Krasniqi: PDK nuk do të bëjë opozitë me gaz lotsjellës e molotovë

Aktuale

​Krasniqi: PDK nuk do të bëjë opozitë me gaz lotsjellës e molotovë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:40
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se partia që udhëheq është duke e ndryshuar paradigmën e opozitarizmit në vend.

Krasniqi tha se nuk duhet të pritet që opozita e sotme të sillet si Lëvizja Vetëvendosje me gaz lotsjellës e molotovë.

“Unë e di që do ta keni të vështirë të gjithë edhe ju analistet edhe qytetarët edhe votuesit për një periudhë të caktuar për ta kuptuar që ne jemi duke e ndryshuar paradigmën e opozitarizmit në Kosovë, sepse në momentin kur ju thoni opozita është e butë, ju po pritini që ne kemi me kap molotovë edhe gaz lotsjellës edhe me bë protesta si Vetëvendosje” tha Krasniqi.

Krasniqi theksoi se modeli opozitar i Lëvizjes Vetëvendosje e ka dëmtuar vendin dhe se ky model nuk do të ndiqet nga Partia Demokratike.

“Unë po kuptoj që në ndër dijen e juaj ju po prisni një agresion prej opozitës, sepse kështu jeni mësuar ta shihni opozitën në Kosovë. Për fat të keq modeli i vetëm opozitar që ka ekzistuar në Kosovë në dhjetëvjetëshin e fundit është modeli i Vetëvendosjes, që ka qenë modeli me i dëmshëm në vendin tonë, një model i agresivitetit, një model i destruktivitetit, një model nihilist në esencë që ka kundërshtuar gjithçka për hir të kundërshtimit” tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat