Përfundon protesta kundër shtrejtimit të rrymës, përleshje mes protestuesve dhe policisë

Aktuale

Përfundon protesta kundër shtrejtimit të rrymës, përleshje mes protestuesve dhe policisë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 13:54
Pamje nga protesta

(E plotësuar 16:30) “Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë”, janë disa nga thirrjet që u dëgjuan në protestën e së shtunës. Partia Socialdemokrate, e cila ka qenë organizatore e kësaj proteste dhe numër i madh i qytetarëve kanë kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. Ata janë nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të qeverisë , ku edhe kanë hasur në rezistencë dhe konfrontime mes qytetarëve e policisë.

Pjesëtarë të shumtë të forcave policore kanë qëndruar pranë objektit të qeverisë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur policinë të dirigjuar politikisht meqë të njëjtit nuk kishin ndërhyrë në protestën e së mërkurës dhe se kishin lejuar të mbanin fjalimin po aty tek shkallët e hyrjes së objektit të qeverisë.

Molliqaj: Kjo polici mbrapa është e dirigjuar politikisht

“Kjo polici mbrapa është e dirigjuar politikisht. Para tre ditësh është mbajtur protestë me të njëjtën kauzë, dhe këtu nuk ka pas policë dhe këtu është mbajt fjalimi. Siç e shihni kanë humbur mbi shpinën time thua se çfarë po bëjmë. I kërkova me mirëkuptim më ranë sipër e filluan me arrestuar, polici e pasjellshëm e të dirigjuar politikisht. Ne po kërkojmë tre shkallë më lartë. Në emër të gjithë juve po iu sigurojë që nuk hyjmë në objekt, se nuk jemi budallë me hy në objekt[...]I njëjti komandant para tre ditësh nuk e ka qitë këtu policinë, policia është këtu me na pengu neve. A e dini pse? Sepse na e kanë rrit çmimin e energjisë elektrike e tash ju vjen marre e po fshihen pas policisë. I bëjë thirrje policisë tre hapa mbrapa, askush nuk ka me hy brenda”, ka thënë ai.

Pas thirrjes së organizatorëve, policia është tërhequr për tri shkallë më lartë.

Më tej, Molliqaj u shpreh se kryeministri aktual për një dekadë ka folur për dëmet e privatizimit të KESCO. Por, sipas tij askush nuk i ka bërë më shumë favore se vet Albin Kurti për dy muaj.

Image
Dardan Molliqaj

Molliqaj: Brenda kësaj ndërtese është një frikacak

“Kurrë moment më të mirë nuk kish pas Qeveria e Kosovës sesa tash me e kthye distribucionin në shërbim të qytetarëve të Kosovës. Por për ta bërë këtë duhet guxim politik e problemi është kështu që brenda kësaj ndërtesë është një frikacak, një tutc që veten e sheh si supermen. E bash që është tutc(frikacak) është shumë i rrezikshëm. Ky njeri nuk ka as shokë, as shoqe për të bashkëpunuar, ka veç instrumente me i përdor dhe vetëm armiq për me i luftua”, tha ai.

Kreu i PSD-së u shpreh se shefi i ekzekutivit nuk po guxon që energjinë elektrike ta faturojë edhe për katër komunat veriore në Kosovë. Ai u zotua se nuk do të lejojnë që propozimi i ZRrE-së të kalojë.

Molliqaj: Propozimi i ZRrE-së nuk do të kalojë

“Propozimi i ZRrE-së duhet menjëherë pandërprerë, tani të hidhet poshtë, ai propozim nuk ka me kalua, sa të ka qytetarë aktiv, sa të jemi ne gjithë bashkë, pavarësisht dallimeve partiake, këtë zotim nuk do ta lejojmë të kalojë...Porosia jonë është e qartë, ne nuk ndalemi ju duhet të ktheni atë vendim mbrapa. Derisa ju nuk ndaleni ne do të jemi çdo ditë edhe më të fuqishëm dhe të guximshëm”, ka vijuar ai.

Ai ka ftuar aktivistët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë që në mënyrë simbolike, të hedhin me poqa elektrik dhe qirinj objektin e qeverisë.

Në protestën e sotme ka marrë pjesë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Palë Lekaj. Aty ishte parë edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, si dhe anëtarja, Besa Ismaili. Zyra e Rregullatorit për Energji ka shtyrë diskutimin publik për vendosjen e bllok-tarifës deri më datë 31 janar 2022 deri në orën 16:00.

***

Molliqaj: Polici e pasjellshme dhe e dirigjuar politikisht, s’jemi budallë me hy brenda objektit të Qeverisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur policinë të dirigjuar politikisht meqë të njëjtit nuk kishin ndërhyrë në protestën e së mërkurës dhe të njëjtit ishin lejuar të mbanin fjalimin po aty tek shkallët e hyrjes së objektit të qeverisë.

“Kjo polici përmbrapa është e dirigjuar politikisht. Para tre ditësh është mbajtur protestë me të njëjtën kauzë, dhe këtu nuk ka pas polic dhe këtu është mbajt fjalimi. Siç e shihni kanë humbur mbi shpinën time thua se çfarë po bëjmë. I kërkova me mirëkuptim më ranë sipër e filluan me arrestu, polici e pasjellshëm e të dirigjuar politikisht. Ne po kërkojmë tre shkallë më shumë. Në emër të gjithë juve po iu sigurojë që nuk hyjmë në objekt, se nuk jemi budall me hy në objekt. I njëjti komandant para tre ditësh nuk e ka qitë këtu policinë, policia është këtu me na pengu neve. A e dini pse? Sepse na e kanë rrit çmimin e energjisë elektrike e tash ju vjen marre e po fshihen pas policisë. I bëjë thirrje policisë tre hapa mbrapa, askush nuk ka me hy brenda", tha ai.

Qindra qytetarë i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD) për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës e ku po kërkohet që të hedhet poshtë propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Ju e rrisni çmimin ën rezistencën” , “ndryshimi i madh veç n’faturë t’rrymës”. “krejt dhe padrejtë”, ”krejt dhe shtrenjtë” “Krejt rroga n’rrymë”, “Albin mashtruesi”, janë disa nga pankartat që protestuesit po mbajnë teksa po brohorasin “Albin rrenci”, “Albin hajni”.

Policia tërhiqet, Dardan Molliqaj do t’iu drejtohet protestuesve nga shkallët e qeverisë

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur para protestuesve të mbledhur në tubimin kundër shtrenjtimit të rrymës.

Molliqaj ka thënë se pjesëmarrja e protestuesve në këtë masë kaq të madhe tregon se qytetarët nuk po e dorëzojnë dhe delegojnë lirinë.

"Faleminderit që jeni mledh për një kauzë të përbashkët përkundër që i takojmë përkatësive të ndryshme. Ju tregoni se nuk e delegoni dhe dorëzoni lirinë. Kur liria pengohet, ajo bëhet kauzë, siç u bë sot”, ka thënë ai.

“Kryeministri ka 10 vite që ka fol për dëmet e privatizimit të distribucionit por kërkush nuk i ka bë më shumë favore kësaj kompanie. Për dy muaj i ka ndarë 120 milionë euro. A e dini se qysh është puna e fitimeve të kësaj kompanie. Nuk nighen kurrë, sa ma shumë u jep, aq më shumë dojnë. Kjo kompani do ta bankrotojë KEK-un”, tha ai.

Ai e quajti kryeministrin Kurti “tuc të rrezikshëm”.

“Është tuc e sheh veten si supermen. Ky njeri nuk ka as shokë as shoqe për me bashkëpunu”, tha ai

***

Policia e Kosovës është tërhequr tre shkallë mbrapa para objektit të qeverisë që t’ia mundësojë kryetarit të PSD-së ,Dardan Molliqaj të mbajë fjalim para protestuesve.

Kemi një zotim që policia do të tërhiqet tre shkallë mbrapa që ne të mbajmë fjalim”, ka thënë Molliqaj para protestuesve.

Qindra protestues janë mbledhur para objektit të qeverisë në kundërshtim të shtrenjtimit të rrymës.

***

 I pari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kërkesë për policinë, që të vendosen tri shkallë më lartë për ta mbajtur fjalimin.

“Qikjo polici është e derigjume politikisht. Para tri ditësh është mbajt fjalimi. Kanë hypur mbi shpinë time. Më dërguan sipër dhe u munduan të më arrestojnë. Krejt cka po kërkojmë është tri shkallë më lartë. Ne nuk hyjmë në objekt. Sepse e kanë rritur cimin e energjisë elektrike. I bëjë thirrje policisë tre hapa mbrapa. Unë nuk mundem me mbajt fjalim kështu. Pas presionit kemi zotim të policisë që do të zhendoset mbrapa”.

Protestuesit hasin në rezistencë të policisë para objektit të Qeverisë

Nga sheshi “Zahir Pajaziti” qindra qytetarë iu bashkuan protestës së PSD-së, për të vazhduar në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të kërkojnë mosshtrejtim të rrymës.

Tek hyrja e objektit protestuesit hasën në rezistencën e policisë.

Organizatorët po kërkojnë që të lejohet që fjalimi i tyre të mbahet tek shkallët e hyrjes së objektit të qeverisë.

protestuesit po i bëjnë thirrje policisë që të hyjnë brenda.

Kjo është kërkesa e Dardan Molliqajt për Policinë

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, iu ka drejtuar një kërkesë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Molliqaj iu ka kërkuar atyre që të futen brenda objektit, në mënyrë që të lejohen aktivistët që të mbajnë fjalime në shkallët e objektit të Qeverisë.

“Policia mrena”, dëgjohen aktivistët duke brohoritur.

Protestuesit provojnë të hynë brenda objektit të qeverisë, pengohen nga policia 

Partia Socialdemokrate ka organizuarr protestë kundër shtrejtimit të rrymës.

Shumë qytetarë i janë bashkuar kësaj proteste, me moton “Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën” dhe të cilët tani gjenden para hyrjes në ndërtesën e Qeverisë.

Nol Nushi u ka kërkuar protestuesve që të afrohen më afër dyerve të Qeverisë dhe u ka thirrur policëve që të lejojnë mbajtjen e një fjalimi.

Mirëpo policia i ka penguar dhe më pas ka filluar përplasja fizike, në të cilën është përfshirë edhe i pari i PSD-së Dardan Molliqaj.

Protestuesi shpërthen në ankesa ndaj Qeverisë: O kuku për mu.. nuk po muj me flejt...

Një qytetar ka shpërthyer në akuza drejt Qeverisë Kurti pas paralajmërimeve për shtrenjtimi të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Image
Ai tha se punon shtëpiak në një shkollë

Ai tha se punon shtëpiak në një shkollë dhe se nga dy ndërrimet që i mbanë i merr vetëm 270 euro rrogë.

Qytetari deklaroi se me këtë pagë nuk mundet të bëjë asgjë, e lë më ta paguajë më shtrenjtë rrymën.

“O kuku për mu 270 euro i kom krejt deri t’i marr. Sdi ka me ja dal me e pagu tash rrymën. Fëmija në fakultet, në shkollë. Pasha zotin s’kam pare me ju dhanë, kuku për neve. Gjumin, gjumë spo muj me e ba. Kuku për mu që na e ka shtrenjtu rrymën. Gjumin s’po muj me e ba gjumë, tu menu qysh me i shkollu fëmijët. Ai spo mendon për neve po veç për vete. Korril i shkollës jam, pastrues jom, prej 5 deri në 5 punojë pasha tokë e qiell. Dy ndërrimet i mbajë 270 euro. Rryma u rrit, sdi qysh ka me i rrit ata fëmijë”, ka thënë ai.

“Sbon kurrqysh more. Njerëzit buk s’kanë  me hangër e le ma me pagu rrymën. S’kam ka ja dal pasha zotin”, tha më tutje ai.

***

Partia Socialdemokrate ka organizuar proteste kundër shtrejtimit të rrymës.

Not Nushi u ka kërkuar protestuesve që të afrohen më afër dyerve të Qeverisë dhe u ka thirrur policëve që të lejojnë mbajtjen e një fjalimi.

Më pas ka filluar përplasja fizike, në të cilën është përfshirë edhe i pari i PSD-së Dardan Molliqaj.

Edhe anëtarë të PDK-së në protestën e PSD-së

Ndonëse u tha se akterë të tjerë të opozitës nuk do të jenë pjesëmarrës në protestën e PSD-së, në të njëjtën janë parë disa anëtarë të PDK-së.

Aty është deputeti i kësaj partie, Hisen Berisha, si dhe anëtarja, Besa Ismaili.

Aktualisht, protestuesit janë nisur drejt objektit të Qeverisë.

Ata po brohorasin “poshtë qeveria” dhe “Albin mashtruesi”.

Image
Hisen Berisha, Besa Ismaili

 

***

Ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Paga mjerane, fatura evropiane” janë disa nga parullat në protestë.

Protestuesit tashmë janë nisur drejt objektit të Qeverisë së Kosovës, ku edhe pritet të mbahen fjalimet kryesore të protestës. 

***

Ka filluar protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë” janë disa nga parullat në protestë.

PSD-ja ka organizuar sot një protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike sipas propozimit të ZRRE-së.

Image
Protesta

***

Për pak pritet të fillojë protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës.

Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet kanë nisur të mblidhen qytetarë të cilët do të jenë pjesëmarrës në këtë tubim.

Prezente aty është edhe Policia e Kosovës e cila do të kujdeset që gjithçka të shkojë mirë dhe protesta të kalojë pa incidente.

Image
Protesta

***

Policia e Kosovës ka mobilizuar autoblindat dhe topin e ujit që përdoren për të shpërndarë protestuesit nëpër protesta.

Sot në ora 14:00 pritet të mbahet protesta e thirrur nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës.

PSD ka ftuar qytetarët dhe partitë opozitare që t’ju bashkohen në protestë.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, një orë para se të fillojë protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat