Publikohet videoja/ Ja momenti kur Dardan Molliqaj goditi me shuplakë policin tek shkallët e Qeverisë

Aktuale

Publikohet videoja/ Ja momenti kur Dardan Molliqaj goditi me shuplakë policin tek shkallët e Qeverisë

Nga: M.H. Më: 29 janar 2022 Në ora: 17:44
Pamje nga protesta

Gjatë ditës së sotme është mbajtur protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Protesta është thirrur nga PSD-ja,e cila filloi në orën 14:00, pjesë të cilës qenë shumë qytetarë, përcjell “Bota sot”.

“Lypëm dritë, gjetëm terr”, “Albin mashtruesi”, “Ndryshimi i madh veç në faturë të rrymës”, “Krejt dhe shtrenjtë”, “Paga mjerane, fatura evropiane” ishin disa nga parullat në protestë.

Në këtë protesë patë eskalim të situatës duke u përleshur policia me protestusit.

Mirëpo në një video të publikuar shihet kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, duke u përplasur me policinë, në të cilen edhe godet shuplakë një prej policëve në fytyrë.

Kjo protest u përmbyllë duke mos lënë të eksalojë më shumë situate mes qytetarëve dhe organeve të rendit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat