Tali paralajmëron Serbinë: Po ia mësyu Kosovës, do ta pësojë edhe më keq se Rusia në Ukrainë

Aktuale

Tali paralajmëron Serbinë: Po ia mësyu Kosovës, do ta pësojë edhe më keq se Rusia në Ukrainë

Nga: A.ZH Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 08:38
Driton Tali

Driton Tali, këshilltar i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka thënë se nuk duhet të krahasohet Kosova e viteve të 90-ta me Ukrainën e sotme.

Ai ka thënë se Kosova gjatë këtyre viteve ishte tërësisht e okupuar pa asnjë mekanizëm mbrojtës.

Ndërsa, tani sipas tij, Serbia do ta pësonte shumë me keq se Rusia në Ukrainë, nëse do t'ia mësyente Kosovës, pasi situata ka ndryshuar, përcjell Bota sot.

Reagimi i Talit në Facebook:

Kosova v Ukraina

Nuk krahasohet Kosova e viteve 90'ta me Ukrainën e sotit.

E kam parasysh mllefin tonë ndaj së kaluarës dhe simpatinë që e ka fituar kryetari i Ukrainës.

Por atëherë Kosova ishte tërësisht e okupuar pa asnjë mekanizëm mbrojtës.

Po: Kosova e sotit mund të krahasohet me Ukrainën e sotit!

Dhe kjo duhet të jetë mësim për Serbinë.

Po ja mësyu Kosovës do ta pësojë edhe shumë më keq se Rusia në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat