16 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

Aktuale

16 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit

Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar tetë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 577.

Në total numri i rasteve aktive është 402.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat